Samsung lançon kondicionerët Wind-FreeTM dhe miqësorë ndaj mjedisit në ekspozitën më të madhe në botë HVAC

Samsung lançon kondicionerët Wind-FreeTM dhe miqësorë ndaj mjedisit në ekspozitën më të madhe në botë HVAC


Samsung Electronics Co., Ltd. zbuloi planet për të shtuar zgjidhjet e saj për kondicionerët në Mostra Convego Expocomfort 2018 (MCE), që zhvillohet në data 13-16 Mars, në Milano, Itali për të forcuar pozitën e tij në tregun europian për ngrohje, ventilim dhe ajër të kondicionuar (HVAC).

MCE e mbajtur çdo dy vjet është ekspozita më e madhe e HVAC në botë, e cila mbledh mbi 2,000 ekspozues dhe 160,000 vizitorë nga e gjithë bota për të shfaqur teknologjitë më të fundit të industrisë. Në ekspozitë, Samsung ka planifikuar të vazhdojë të promovojë teknologjinë revolucionare dhe unike Wind-Free™ në Europë dhe do të shfaqë linjën e plotë të njësive të kondicionerëve Wind-Free ™, si për përdorim rezidencial ashtu edhe komercial, duke përfshirë pajisjet me njësi me 1-Way dhe 4-Way.

“Samsung po e pozicionon veten si një lider në industrinë globale të tregut B2B me produktet inovative dhe teknologjinë e jashtëzakonshme,” tha Charles H. Park, Zëvendës President i Digital Appliance Business pranë Samsung Electronics. “Ne presim që të zhvillojmë ekspertizën tonë me teknologjitë HVAC më tej në tregun europian me teknologjinë tonë” Wind-Free™ “dhe pajisjet IoT.”

Lexoni: SAMSUNG PREZANTON GALAXY S9 DHE S9+ NË SHQIPËRI

Teknologjia Wind-Free™ është një nga inovacionet më të spikatura të prezantuara. Pas arritjes së temperaturës së dëshiruar me funksionalitetin Fast Cooling mode, ajo ruan temperaturën ideale pa ajrin që bie në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme ajrin e freskët, përmes hapësirave mikro ajrore për një efekt natyral ftohës përmes teknologjisë Wind-Free™.

Samsung gjithashtu është duke prezantuar kondicionerët rezidencialë si dhe ata komercialë që përmbajnë R32, një alternativë miqësore ndaj mjedisit, për të qenë në përputhje me rregulloret mjedisore në Europë. Nëse e krahasojmë me sistemet e ftohjes standarde R410A, R32 ka vetëm një të tretën e potencialit të saj të ngrohjes globale (GWP) dhe karakterizohet nga efikasiteti i lartë edhe në sasi të vogla.

Samsung gjithashtu do të tregojë në ekspozitë kondicionerë të përshtatur për mjedise të veçanta, duke e ndarë dhomën në zona të caktuara: residencë, zyra, hotele dhe shitje me pakicë. Konsumatorë të ndryshëm B2B do të kenë mundësinë të shohin serverin b.IoT, zgjidhjen unike të menaxhimit të integruar të Samsung, si dhe një shtëpi të zgjuar SmartThings, të cilat demonstrojnë vizionin e Samsung për një jetesë të ndërlidhur.

Samsung do të tregojë një shumëllojshmëri kondicionerësh si kasetën me energji të efektshme 360, kondicionerin rrethor që siguron ftohje me ajër të drejtpërdrejtë të minimizuar. Përveç kësaj, kapaciteti i vogël DVM S Eco HR, i cili mund të operojë në të njëjtën kohë ftohjen dhe ngrohjen në shtëpi apo hapësira të vogla, gjithashtu do të prezantohet në ekspozitë.

Në stendën e Samsung, vizitorët do të jenë në gjendje të testojnë teknologjinë Wind-Free, në zonën e eksperiencës Wind-Free.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0