Samsung Galaxy A9 Pro shfaqet në AnTuTu, me 4 GB RAM - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy A9 Pro shfaqet në AnTuTu, me 4 GB RAM


Samsung Galaxy A9 Pro është shfaqur shpesh së fundmi. Ky smartphone është vlerësuar nga GFXBench, çertifikuar nga Bluetooth SIG, çertifikuar në Kinë, dhe është importuar në Indi për qëllime testimi. Sipas raporteve të fundit nga TechSot.al, Galaxy A9 Pro pritet të lançohet në Kinë, dhe ende nuk e dimë nëse Samsung ka për qëllim ta nxjerrë atë në dispozicion edhe jashtë vendit aziatik. Galaxy A9 Pro, siç sugjeron dhe emri i tij, do të jetë një variant i ri i smnartphone-it Galaxy A9 i cili u lançua në Dhjetor.

Falë GFXBench, tashmë kemi një ide mjaft të mirë të asaj se si do të duken karakteristikat e këtij smartphone. Sipas Antutu, SM-A9100 njohur ndryshe si Galaxy A9 Pro, thuhet se do ketë një ekran FullHD (1920 x 1080), dhe do të fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 652 octa-core 64-bit, së bashku me një GPU Adreno 510. Kamera 16-megapixel do të vendoset në pjesën e pasme të këtij telefoni, dhe ajo 8-megapixel do të jetë në dispozicion para. Android 6.0 Marshmallow do të vijë i para-instaluar në këtë pajisje, dhe në krye të saj, ju do të gjeni TouchWiz UI nga Samsung.

Antutu nuk ka zbuluar dhe shumë detaje, por sipas GFXBench, kjo pajisje do ketë një panel 5.5 inç, dhe me shumë mundësi do të jetë Super AMOLED. 32GB memorie të brendshme dhe duket se Samsung do të përfshijë edhe një vend për microSD. Galaxy A9 Pro pothuajse me siguri do të jetë i përbërë nga metali, dhe gjithashtu presim që ai të ofrojë dhe një skaner gjurmë gishtash. Pra ky do të jetë një smartphone me karakteristika të larta por me një proçesor të rangut mesatar, e cila në thelb e bën atë një smartphone mesatar.

Samsung-Galaxy-A9-Pro-shfaqet-në-AnTuTu-me-4-GB-RAM-businessmag

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0