Samsung feston ditëlindjen e 50-të

Samsung feston ditëlindjen e 50-të


Në vitin 2019, NASA festoi  50 vjetorin e misionit historik në Hënë të Apollo 11. Kupa Botërore e Basketbollit 2019 FIBA ​​sapo ka përfunduar, ndërsa saga e tretë dhe e fundit e triologjisë së Star Wars do të shfaqet më 19 dhjetor.

Viti i fundit në këtë dekadë do të mbahet mend për shumë momente kritike. Sidoqoftë, viti 2019 paraqet një përvjetor shumë të rëndësishëm në historinë e Samsung Electronics – kompania feston 50 vjetorin e saj në epokën e teknologjisë. Gjithçka filloi në vitin 1969 kur Samsung nxori televizorin e parë bardhë e zi dhe filloi të eksportojë produkte jashtë Koresë. Natyrisht, rruga drejt suksesit ishte plot ulje-ngritje, derisa Samsung u bë një nga udhëheqësit dhe inovatorët më të mëdhenj të teknologjisë në të gjithë botën.

Me moton “Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen”, si pjesë e vizionit të vitit 2020 për kompaninë, Samsung intrigoi të gjithë dashamirët e teknologjisë dhe i bëri ata të pyesin veten për çka vjen më pas. Për këtë çështje, Samsung njoftoi se do të investojë në start-ups, duke u përqëndruar në të ashtuquajturën “teknologji të thellë” – inteligjencën artificiale, “Internetin e Madh”, realitetin e përmirësuar virtual, dhe teknologjitë blockchain. Sigurisht, kjo nuk është një rastësi, pasi kompania.

Lexo: Në Europë, porositë paraprake për Samsung Galaxy Note10 tejkalojnë ato të Galaxy Note9 

Do të jetë brilante të shihni se çfarë do të sjellë Samsung për klientët e tij në vitet në vazhdim. Sidoqoftë, është e sigurt që do të mbetet inovatori më i madh kur bëhet fjalë për produkte dhe shërbime risi.
Përveç inovacioneve dhe teknologjisë, kujdesi për konsumatorë dhe nevojat e tyre në të gjithë botën ishte në thelb të misionit dhe vizionit të Samsung që nga fillimi i hershëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse kompania vendosi ta festojë këtë përvjetor në Shqipëri duke dhuruar teknologjinë dhe produktet e tij të avancuara për ata që kanë më shumë nevojë, për ta bërë jetën e tyre më të lehtë dhe më funksionale. Punonjësit e kompanisë do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh vullnetare, duke dhënë kontributin e tyre për shoqërinë lokale.

Lexo: Samsung një hap para Apple. Lançon telefonin inteligjent 5G

Përpos aktiviteteve të Pëgjegjësisë Sociale të Korporatës, kompania vendosi të festojë këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar përvojën unike të përdorimit, të parën e llojit të saj, dhe duke befasuar klientët vendas me ulje të fantastike dhe ofertat më të mira të shërbimeve çdo javë. Duke filluar që nga e premtja, çdo klient që blen një pajisje nga asortimenti i elektroshtëpiakeve Samsung (lavatriçe dhe tharëse, makina larëse dhe tharëse të integruara, frigoriferë dhe pajisje kuzhine të integruara) midis 20 shtatorit dhe 10 nëntorit 2019, do të marrë një zbritje prej 25%. Për më shumë informacion në lidhje me promocionin, vizitoni https://www.samsung.com/al/offer/smart-saving/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0