"Salvia Ice Tea", startup-i fitues i edicionit të parë të Start – up City - Business Magazine Albania

“Salvia Ice Tea”, startup-i fitues i edicionit të parë të Start – up City


Në datat 27 – 29 Qershor u zhvillua në ambientet e Godinës Liria, Start – up City, kompeticioni i cili synon të ndihmojë të rinjtë inovativë dhe me shpirt sipërmarrës të realizojnë idetë e tyre të biznesit. Ishin 3 ditë të mbushura me punë, emocion dhe ide inovative. Idea që rrëmbeu dhe çmimin e madh të këtij eventi ishte “Salvia Ice Tea”. Për t’u njohur më shumë me atë çfarë ofron ky startup BusinessMag ju sjell më poshtë një intervistë eskluzive zhvilluar me ekipin e saj.

BM: Përshëndetje! A mund të na tregoni më shumë rreth idesë suaj, me të cilën u bëtë pjesë e kompeticionit Startup City?

Ideja jonë konsiston në futjen në treg të një produkti të ri, çajit të ftohtë të sherebelës, i cili vjen në katër shije të ndryshme: Ëmbëlsuesi i vetëm i çajit do të jetë mjalti natyral.

BM: Si ju lindi ideja? Çfarë risie sjell në tregun shqiptar? Kujt do t’i shërbejë dhe ku do ofrohet?

Ideja na ka lindur nga një projekt që kishim për të realizuar në lëndën e inovacionit. Të apasionuar pas teknologjisë menduam të krijojme një aplikacion apo platformë, por shkalla e realizueshmërisë midis një grupi me studentë biznesi ishte e ulët duke mos harruar edhe vështirësinë në sjelljen e prototipit. Pas konsultimit me pedagogun e lëndës dhe kërkimeve vendosëm të sjellim këtë produkt në një formë tjetër, ndryshe nga forma tradicionale me të cilën tregu është i njohur tashmë. Risia qëndron tek mënyra sesi çaji do të sillet, i ftohtë, me ëmbëlsues të vetëm mjaltin natyral. Produktet tona do t’i shërbejnë çdo individi që kërkon të konsumojë produkte me vlera të larta ushqyese.

BM: Cili është ekipi që punon me këtë projekt? Grupi u formua gjatë Startup City apo morët pjesë si grup?

Ekipi përbëhet nga Adela Liçi, Arjola Dyrmishi dhe Florida Buzi. Backgroundi ynë është Bachelor në Administrim Biznesi. Ideja jonë kishte lindur më parë se pjesëmarrja në eventin e Startup City-t.

 BM: Çfarë ju shtyu të bëheshit pjesë e Startup City?

Sapo u informuan në lidhje me eventin e Start – up City, ku do të konkurronin shumë grupe me idetë e tyre novatore për çmime tashmë të përcaktuara dhe që do të vlerësoheshin nga një juri profesioniste, nuk e menduam më gjatë faktin që ne duhet të bëheshim pjesë. Ne kishim një ide dhe besuam se kjo ide qëndron dhe i duhej pikërisht një event i tillë për t’u vlerësuar, gjykuar dhe promovuar.

 BM: Çfarë mësuat nga kjo eksperiencë? A e prisnit çmimin e parë?

Çdo eksperiencë është e vlefshme, ashtu siç thotë edhe Steve Jobs “life is about connecting the dots” dhe ne besojmë se kjo do të jetë një nga ato pika që do të na shërbejë shumë në të ardhmen. Atë ditë, mësuam që nuk duhet të ndalojmë së besuari dhe punuari fort. Çmimin e parë nuk e prisnim, ishte shumë e papritur për ne.

BM: Si i vlerësoni idetë e tjera? A kishte konkurencë të fortë midis jush?

Konkurrencën do ta ndanim në dy fusha, në fushën e teknologjisë dhe në atë të produkteve. Në fushën e teknologjisë nivelin e konkurrencës do ta konsideronim më të lartë krahasuar me atë të produkteve. Idetë e tjera ishin relativisht të mira, por disa prej tyre gjendeshin ende në vorbullën e paqartësive.

BM: Cilat janë planet për të ardhmen? Çfarë do bëni me çmimet që fituat?

Planet e të ardhmes janë për ta vazhduar edhe për ta çuar më tej projektin duke punuar pranë Metropolitan Incubator, që të mos mbetet nën “fashën” e idesë. Çmimi që fituam do të jetë një pikënisje, një ndihmë për planet e së ardhmes.

Duam ta mbyllim me një mesazh për të gjithë: “Mos ndaloni kurrë së besuari dhe mos u dorëzoni asnjëherë pavarësisht pengesave dhe dështimeve.”

Lexoni: Përfundon me sukses edicioni i parë i Start – up City

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0