Sa shpenzojnë shqiptarët për argëtim dhe çlodhje ? - Business Magazine Albania

Sa shpenzojnë shqiptarët për argëtim dhe çlodhje ?


Shpenzimet e shqiptarëve në një vit kalendarik për argëtim, çlodhje dhe për veprimtari artistike, brenda vendit, arrijnë mbi 16,7 miliardë lekë (122 milionë euro), apo rreth 1.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2015. Po të marrin në konsideratë edhe harxhimet që shqiptarët bëjnë jashtë vendit për argëtim dhe çlodhje këto shpenzime janë shumë më të larta.

Siç shihet nga të dhënat, shqiptarët i kushtojnë vëmendje argëtimit teksa konstatohet se shumat që shpenzojnë për çlodhje janë vetëm 2.5 herë më të ulëta se ato për kujdesin shëndetësor dhe 3.8 herë më të ulëta se shpenzimet për arsim që konsiderohet edhe baza e investimit të qëndrueshëm dhe me perspektivë për një familje.

Mirëpo të krahasuara me 2014, këto shpenzime pësuan ulje me 1.5% më 2015. Shpenzimet për çështje të argëtimit kanë një lidhje të drejtë me krizën ekonomike. Po të shohim ecurinë e tyre ndër vite, vihet re se ato kanë ndjekur ciklin e ekonomisë.

Pjesën më të madhe të tortës së shpenzimeve për argëtim duket se i marrin baret dhe restorantet dhe më pak aktivitetet sportive dhe veprimtaritë e artit.

Nga ana tjetër, fondet publike dedikuar argëtimit janë rritur vitet e fundit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, shpenzimet qeveritare për argëtim ishin 33% më të larta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Teksa shihet se shpenzime të tjera publike për shërbime jetike të tilla si strehimi kanë rënë.

Shpenzimet publike për arsimin pothuajse vijojnë në të njëjtat kuota të një viti më parë dhe ato për shëndetësinë janë rritur me 6.7%. Gjithashtu shpenzimet për mbrojtjen sociale janë në vendnumëro.

Teksa filozofia e qeverisë për shtrëngimin fiskal po aplikohet për sektorët jetikë të vendit, shpenzimet për funksionet e argëtimit dhe kulturës, edhe pse simbolike, kanë shënuar rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0