Sa kushton jetesa në Shqipëri dhe në rajon? - Business Magazine Albania

Sa kushton jetesa në Shqipëri dhe në rajon?


Ku kushton më lirë një drekë, kapuçino, një shishe birrë apo verë, ujë, miell, oriz, një palë xhinse, këpucë lëkure, fitnes, taksi, naftë e deri tek qiraja mujore e shtëpia…

Keni në plan të bëni një udhëtim në vendet e rajonit, përfshirë Italinë e Greqinë? Ju ndihmojmë me një “tur virtual” për krahasimin e çmimeve në bare e restorante, supermarkete e tregje, fitnes, kosto transporti, makina e deri tek qiraja mujore. Por kujdes! Me pagat mujore, që janë ndër më të ulëtat, duhet të mateni mirë para se të udhëtoni, sidomos në Mal të Zi, Itali e Greqi.

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë dy vendet që kanë çmime më të lira të produkteve ushqimore dhe kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com.

Më e lira është Kosova, me koston e jetesës 16.06% më të ulët se në Shqipëri (të dhëna të agreguara për të gjitha qytetet, qiraja nuk merret në konsideratë). Ndonëse ka çmime më të lira, qiraja në Kosovë është 27.43% më e lartë se në Shqipëri (të dhëna mesatare për të gjitha qytetet).

Kosto e jetesës në Maqedoni është 4.64% më e ulët në se në Shqipëri (të dhëna të agreguara për të gjitha qytetet, ku qiraja nuk merret në konsideratë. Qiraja në Maqedoni është 4.84% më e ulët se në Shqipëri (të dhëna mesatare për të gjitha qytetet).

Kosto e jetesës në Serbi është 4.85% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Serbi është 15.79% më e lartë se në Shqipëri.

Kosto e jetesës në Mal të Zi është 21.49% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Mal të Zi është 53.14% më e lartë se në Shqipëri.

Në shtetet e zhvilluara fqinjë, kosto e jetesës është shumë më e lartë, por normalisht këto vende kanë dhe të ardhura shumë më të larta, që amortizojnë këto kosto.

Sipas Numbeo, kosto e jetesës në Itali është 161.72% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Itali është 245.10% më e lartë se në Shqipëri.

Kosto e jetesës në Greqi është 73.45% më e lartë se në Shqipëri. Qiraja në Greqi është 62.91% më e lartë se në Shqipëri.

Kafe e restorante, ku shpenzoni më pak ?

Një drekë për dy persona, në një restorant mesatar, me tre pjata, mund ta konsumosh më lirë në Maqedoni me rreth 13 euro, në Kosovë 15 euro dhe në Shqipëri rreth 16 euro. Më e shtrenjta nga rajoni është Mali i Zi me 25 euro, ndërsa për një drekë me dy persona në Itali duhet të matesh mirë, pasi mund të shpenzosh mesatarisht 50 euro.

Shqipëria e ka më të lirë birrën e importuar, në rreth 1.1 euro, ndërsa në Itali shkon deri në 4 euro. Një kapuçino është më e lirë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri rreth 1 euro) dhe më e shtrenjtë në Greqi (gati 3 euro).

Në supermarkete, sa shtrenjtë është në Shqipëri ?

Qumështi dhe buka janë ndër më të shtrenjtat në rajon, në Shqipëri, sipas tabelave krahasuese. Buka është më e shtrenjtë vetëm në Mal të Zi. Nuk janë marrë në konsideratë këtu Italia dhe Greqia.
Më të lira në tregjt shqiptare janë djathi, mishi i pulës, veza, por gjithsesi më e lira në vlerë absolute për këto produkte është Kosova.

1 kg banane është më e shtrenjta në rajon në Shqipëri. Me 4.36 euro, një shishe verë mesatare, vlerësohet më e shtrenjta në rajon, ndërsa në Itali e Greqi është 6 euro.

Cigarja (malboro) është më e lirë në Maqedoni, me 1.95 euro një paketë, ndërsa në vendet e tjera luhatet mes 2.2 dhe 2.4 euro. Më e shtrenjtë është në Itali, me 5.4 euro.

Transporti, për naftën paguajmë më shumë se gjithë rajoni, makinat e reja më lirë

Shërbimi i transportit publik është më i lirë në Shqipëri, ndonëse cilësia e tij lë për të dëshiruar. Por, të shtrenjta janë taksitë, ku tarifa normale minimale është 2.2 euro (më e larta në rajon, duke përjashtuar Italinë e Greqinë), ndërsa në Maqedoni është 0.65 euro.

Edhe për naftën, me 1.23 euro për litër, Shqipëria mban rekord në rajon. Taksat e larta bëjnë që shqitarët të harxhojnë për karburante më shumë se në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Kosovë, që paguajnë rreth 1 euro, ose dhe më pak për këtë produkt.

Në krahasim që Numbeo bën për makinat, për dy modelet e marra në konsideratë, Volkswagen Golf 1.4 dhe Toyota Corolla 1.6l, ato janë më të lira në Shqipëri dhe Kosovë.

Shtëpitë dhe qiratë

Të blesh një apartament në Shqipëri kushton ende më lirë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, por jo në kryeqytet. Në Tiranë, çmimet po mbërrijnë mesataren e rajonit, me rreth 1200-1500 euro për metër katror (brenda qendrës). Më lirë është Maqedonia, ku çmimet janë ende nën 1000 euro. Më të shtrenjtat mbeten Italia (me rreth 5000 euro/m2 dhe Greqia, rreth 4000 euro).

Por, periferia në qytetet shqiptare, me rreth 500 euro për metër katror, është më e lira në rajon.
Qiratë luhatet mesatarisht nga 110-330 euro në varësi të numrit të dhomave dhe vend-ndodhjes, të krahasueshme me Maqedoninë, por më të lira se në Mal të Zi e në Serbi.

Pagesa mujore për shërbimet bazë (ujë, drita e ngrohje për një apartament 85 m2) kushtojnë më lirë në Shqipëri, më pas vjen Kosova dhe më shtrenjtë u kushton serbëve.

Veshjet më të lira në Kosovë

Nga të dhënat e Numbeo rezulton se të gjitha llojet e veshjeve të marra në krahasim (këpucë, fustan, xhinse, atlete) i gjen më lirë në Kosovë. Më pas renditen Maqedonia e Shqipëria.
Kujdesi për veten kushton shtrenjtë në Shqipëri, ku tarifa mujore në një qendër fitnesi është rreth 24 euro, ndërsa në Maqedoni 15 euro e në Serbi 20 euro. vetëm në Mal të zi, kjo tarifë është rreth 28 euro.

sa-kushton-jetesa-ne-shqiperi-dhe-ne-rajon-business-mag

sa-kushton-jetesa-ne-shqiperi-dhe-ne-rajon-business-magsa-kushton-jetesa-ne-shqiperi-dhe-ne-rajon-business-mag

Burimi: monitor.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0