Sa fitojnë Mark Cuban, Carly Fiorina dhe Richard Branson me tarifat e fjalimeve në publik? - Business Magazine Albania

Sa fitojnë Mark Cuban, Carly Fiorina dhe Richard Branson me tarifat e fjalimeve në publik?


Carly Fiorina nuk do të drejtojë vendin, por ish CEO e Hewlett-Packard duket se ka ardhur me një plan të zgjuar biznesi për veten e saj. Një ditë pas përfundimit të ofertës së saj për të siguruar kandidaturën republikane për presidencën e SHBA-ve, raportohet se ajo është ‘futur’ në vallen fitimprurëse të personazheve që flasin në publik. Lajmi u raportua nga The Los Angeles Times të Enjten, duke cituar një email nga Worldwide Speakers Group, një organizatë e me folës njerëz të famshëm. 

Sigurisht që nuk duhet të garoni për president/e për të arritur të keni tarifa të larta për fjalime në publik. Mjafton të pyesni sipërmarrës të famshëm si Mark Cuban dhe Richard Branson. Patjetër, sa më shumë e rrisni profilin tuaj publik, në politikë ose biznes, aq më shumë para do t’ju vijnë.

Nuk është ende e përcaktuar se sa do të jetë tarifa që do të vendosë Fiorina, por vetëm për 2014-ën ajo fitoi 786,000$, sipas Fortune. Ja si renditet ajo në krahasim me politikanë dhe sipërmarrës të tjerë.

1. Kandidati republikan aktual për president Donald Trump është një nga folësit publikë më të paguar në botë, ku raportohet se fiton 1.5 milionë dollarë për fjalim.
2. Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin, kandidatja republikane për zëvendëspresidente në 2008-ën, ka një tarifë prej 115,000$ për angazhimet e saj.
3. Themeluesi i Virgin Atlantic, Richard Branson merr 100,000$ për të folur në evente.
4. Sipërmarrësi i internetit, drejtuesi i Shark Tank dhe zotëruesi i Mavericks Mark Cuban paguhet 50,000$ deri në 100,000$ për të dhënë fjalime motivuese.
5. Ish-guvernatori i Massachusetts, kandidati republikan për president në 2012-ën, Mitt Romney fiton deri në 70,000$ për një fjalim.
6. Neurokirurgu i dalë në pension dhe kandidati republikan për president i 2016-ës Ben Carson ka raportuar të ardhura midis 50,000$ dhe 100,000$ për fjalimet përpara se të fillonte fushatën e tij.
7. Kandidati republikan dhe ish-guvernatori i Floridas, Jeff Bush, i cili ka qenë gjithashtu një një sipërmarrës i pasurive të paluajtshme dhe menaxher i një fondi privat të kapitaleve, fiton 50,000$ për angazhime në publik.
8. Ish-guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee ka fituar rreth 1 milionë $ midis 2014-ës dhe 2015-ës nëpërmjet fjalimeve publike. Ai mund të fitojë deri në 32,000$ për fjalim.
9. Ish-CEO i Godfather’s Pizza dhe kandidati i vitit 2012 republikan për garën presidenciale Herman Cain, fiton 25,000$ për fjalim.
10. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, kandidat për president në 2008-ën, raportohet të ketë fituar të paktën 9 milionë dollarë me tarifat e fjalimeve në publik. Pagesa e tij më e lartë për një dalje në publik, raportohet të jetë ajo për Sage Capital, ku ai fitoi 270,000$ në 2005-ën.

 

/Shkruar nga Jeremy Quittner, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0