Sa është gjoba minimale në Kodin Shqiptar të Punës? - Business Magazine Albania

Sa është gjoba minimale në Kodin Shqiptar të Punës?


Kodi shqiptar i Punës ka gjobën minimale për shkelje të ndryshme më të lartën në rajon, sipas një analize që ka bërë Këshilli i Investimeve në lidhje me hendekun e burimeve njerëzore në sektorin e BPO-ve (sektori i shërbimeve të nënkontraktura).

Sipas analizës, gjoba minimale në Shqipëri shkon 440,000 lekë, ndërsa Serbia e ka 400 euro, Rumania 67 euro, Mali i Zi 30 euro dhe Kosova 100 euro.

Inspektorët e punës kanë diskrecion të gjerë për vendosjen e gjobave. Pothuajse të gjitha vendet parashikojnë gjoba në një diapazon të gjerë për shkelje të legjislacionit të punës, por Shqipëria ka një nivel minimal të gjobës më të lartë. Por, nga ana tjetër, vendi ynë nuk ka sanksionet më të ashpra dhe as diapazonin më të gjerë midis minimumit dhe maksimumit të gjobave.

Shqipëria Serbia Rumania Greqia Mali i Zi Kosova
Grupi 1 – deri në 20 x 22’000= 440’000 Lekë

Grupi 2 – deri në 30 x 22’000= 660’000 Lekë

Grupi 3 – deri në 50 x 22’000= 1’100’000 Lekë

Shkelja e përsëritur – shuma e gjobave deri në 5’500’500 lekë

Grupi 1 – 400 Euro/800 Euro

Grupi 2 – nga 3’230 Euro deri në 8’075 Euro

Grupi 3 – nga 4’846 Euro deri në 12’112 Euro

Grupi 4 – nga 6’460 Euro deri në 16’200 Euro

Gjoba nga 67 Euro deri në 22’300 Euro

 

 

Shënim: (diapazon të ngushtë të gjobave sipas shkeljeve në shumë nën – grupe)

Gjoba nga 500 Euro deri në 50’000 Euro Grupi 1 – nga 30 Euro deri në 2’000 Euro

Grupi 2 – nga 150 Euro deri në 6’000 Euro

Grupi 3 – nga 500 Euro deri në 20’000 Euro

Grupi 1 – nga 100 Euro deri në 10’000 Euro

Grupi 2 – deri në 20’000 Euro (p.sh. i dëmtuari nën 18 vjeç)

Grupi 3 – gjoba deri në 30’000 Euro (p.sh. diskriminim)

Analiza e Këshillit të Investimeve tregon se parashikimi i gjobave fikse për shkeljet e legjislacionit të punës nuk ndihmon në diferencimin e shkeljeve, dëmit dhe pasojave, teksa legjislacionet në vende të ndryshme kombinojnë masat administrative me sanksionet penale. Gjatë 2016-s, Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur 117 gjoba, vlera e të cilave varion nga 22,000 lekë në 880,000 lekë. Gjoba maksimale 5,500,000 lekë është vendosur vetëm një herë në 2014.

Gjatë takimit, bizneset e BPO-ve kanë kërkuar nga qeveria që të mbulojë koston e trajnimit të stafeve për të paktën 5 javë. Përveç kësaj, për shkak të specifikave të sektorit kompanitë kanë shqetësim Kodin e Punës, për sa u përket orareve. Ata kërkojnë rishikim të Kodit të Punës në kontratat e kompanive me mbi 2,000 të punësuar. Gjithashtu, për shkak të numrit të madh të të punësuarve, bizneset e BPO kërkuar lehtësime në Kodin e Punës në lidhje me verifikimin e origjinalitetit të dokumenteve të identifikimit dhe atyre shëndetësore.

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0