Run4Autism ju fton të bëheni pjesë e maratonës nga shtëpia

Run4Autism ju fton të bëheni pjesë e maratonës nga shtëpia


Këtë 2 Prill, në pamundësi të vrapimit të përvitshëm për sensibilizimin ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit autik, Run4Autism ka organizuar maratonën më të madhe në botë, në kushtet e shtëpisë.

Nëse doni të bëheni pjesë e maratonës, ju mund të filloni që sot dhe të bëni 8000 hapa.

Ja se si funksionon:

Filloni bëni hapat dhe postoni foto të hapave shoqëruar me hashtagun #STEPS4AUTISM.

Pasi ta plotësoni sfidën, nominoni 5 veta, që të bashkohen me ju.

Duke mos harruar se sfida me autizmin është çdo ditë, me apo pa COVID-19, ju mund t’iu jeni mbështetje morale familjeve, të cilëve kjo emergjencë shëndetësore ia ka vështirësuar akoma më shumë gjërat.

“Ndihmo duke marrë pjesë dhe kështu do të ndihmosh veten!”, shkruhet në postimin e Run4Autism.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e Run4Autism në Facebook.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0