Rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2024, ndonëse me ritme të ngadalta dhe të ndryshme - Business Magazine Albania

Rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2024, ndonëse me ritme të ngadalta dhe të ndryshme

Pas ngadalësimit që përjetoi në vitin 2023, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet me ritëm të moderuar gjatë vitit 2024 për të arritur në tre për qind në kushtet e rimëkëmbjes së vazhdueshme në Bashkimin Evropian, partnerit kryesor tregtar të rajonit, dhe niveleve më të ulëta të inflacionit që pritet të ndihmojnë forcimin e të ardhurave të disponueshme dhe të mbështesë konsumin, thuhet në Raportin e fundit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Megjithëse më e shpejtë se në vitin 2023, norma e rritjes ekonomike për rajonin në vitin 2024 mund të jetë 0.1 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i mëparshëm i Bankës Botërore në raportin e muajit prill. Parashikimi i rritjes për vitin 2025 është mbajtur i pandryshuar në 3.5 për qind.

Tabela 1. Perspektiva e Ballkanit Perëndimor, 2020-25

 

 

        Ndryshimet në pikë përqindjeje nga parashikimet e prill 2023
2020 2021 2022 2023e 2024f 2025f   2023e 2024f 2025f
Rritja e PBB-së reale (në përqindje)
Shqipëria -3.3 8.9 4.8 3.6 3.2 3.2 0.8 -0.1 -0.1
Bosnje dhe Hercegovina -3.0 7.4 3.9 2.2 2.8 3.4 -0.3 -0.2 -0.1
Kosova -5.3 10.7 5.2 3.2 3.9 4.0 -0.5 -0.5 -0.2
Maqedonia e Veriut -4.7 3.9 2.1 1.8 2.5 2.9 -0.6 -0.2 0.0
Mali i Zi -15.3 13.0 6.4 4.8 3.2 3.1 1.4 0.1 0.2
Serbia -0.9 7.5 2.3 2.0 3.0 3.8 -0.3 0.0 0.0
Ballkani Perëndimor- 6 vendet -3.0 7.8 3.3 2.5 3.0 3.5   -0.1 -0.1 0.0

 

Rimëkëmbja dhe rikthimi në nivelet e parapandemisë shfaq dallime midis vendeve. Rritja ekonomike në Malin e Zi dhe Shqipëri që vitin 2023 është më e lartë sesa pritej, e nxitur, veç të tjerash edhe nga një sezon i suksesshëm turistik, mund të ngadalësohet pak për vitin 2024. Rritja në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë parashikohet të përshpejtohet në vitin 2024, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimeve.

“Pavarësisht goditjeve të shumta, Ballkani Perëndimor ka qenë në gjendje të shënojë rritje ekonomike në vlera pozitive, të krijojë vende të reja pune dhe të ulë varfërinë, çka dëshmon për bazat e forta ekonomike të rajonit”, tha Xiaoqing Yu, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Inkurajuese është se Ballkani Perëndimor vijon të shënojë progres në arritjen e ekonomive të përparuara të Bashkimit Evropian. Megjithatë, ritmet e konvergjencës ekonomike janë të ndryshme, dhe kjo kërkon reforma të shënjestruara për të konsoliduar rimëkëmbjen drejt rritjes së qëndrueshme”.

Përkundër të gjitha gjasave, tregu i punës në Ballkanin Perëndimor vijoi të forcohej edhe përgjatë vitit 2023. Shkalla mesatare e punësimit në rajon shënoi një nivel të ri të lartë historik duke arritur në pothuajse 48 përqind me 103,000 vende pune të reja të krijuara midis mesit të 2022 dhe mesit të 2023. Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Mali i Zi shënuan arritjet më të mëdha. Megjithatë, mungesa e fuqisë punëtore vijon të mbetet ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga bizneset në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht vrullit të përjetuar gjatë viteve të fundit të periudhës pas pandemisë, pjesëmarrja në forcën e punës mbetet e ulët dhe, së bashku me dallimet e mëdha gjinore, po kufizon uljen e mëtejshme të varfërisë.

Sipas raportit, rajoni duhet jo vetëm të adresojë barrierat ndaj pjesëmarrjes më të madhe në forcën e punës, por edhe të përshpejtojë konvergjencën ekonomike me ekonomitë më të përparuara të Europës. Këto përpjekje duhet të shoqërohen me tranzicion më të shpejtë drejt ekonomisë së gjelbër dhe më shumë investime për të rritur qëndrueshëmërinë ndaj fatkeqësive natyrore, ndër të tjera edhe në bujqësi.

“Bujqësia është një nga sektorët më të prekur nga thatësirat, shkurtimi i stinëve dhe kushtet e paparashikueshme të motit. Rritja e mbrojtjes së bujqësisë nga rreziqet natyrore dhe përpjekjet për ta bërë atë sa më të qëndrueshme do i lejojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor që të jenë në gjendje të vazhdojnë të rrisin produktivitetin bujqësor kundrejt ndryshimeve të pafavorshme klimatike dhe të prodhojnë në mënyrë të qëndrueshme më shumë ushqime cilësore për konsum të brendshëm, por edhe për eksport, edhe drejt BE-së”, tha Natasha Rovo, Ekonomiste e Lartë e Bankës Botërore dhe një nga autoret kryesore të raportit. “Kjo kërkon përmirësim të politikave publike dhe investimeve për të nxitur përdorimin e gjerë të teknologjive dhe praktikave inteligjente për klimën nga fermerët të mbështetur nga institucione më të forta publike, të cilat janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme bujqësore.”

Ndërkohë që sektori i bujqësisë në rajon po tkurret, ai vijon të mbetet shumë i rëndësishëm, për shembull nëpërmjet punësimit në këtë sektor nga shtatë deri në 35 përqind të popullsisë në gjashtë vendet e rajonit. Sipas raportit, bujqësia e gjelbër ofron një mundësi për rritjen e produktivitetit, konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së sektorit, përmes përdorimit efikas të fondeve publike në dispozicion, njohurive dhe inovacionit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0