Rritja e rasteve me Covid-19, Italia mbyll sheshet, shkollat e universitetet - Business Magazine Albania

Rritja e rasteve me Covid-19, Italia mbyll sheshet, shkollat e universitetet

Italia ka njoftuar masa të reja shtesë për të penguar përhapjen e koronavirusit. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Giuseppe Conte ka autorizuar kryetarët e bashkive dhe komunave të mbyllin vendet publike pas orës 21:00. Sipas Kryeministrit strategjia nuk mund të jetë ajo e pranverës. “Qeveria është aty, por secili duhet të bëjë pjesën e vet. Është vetëm fillimi i një plani më të amplifikuar. Ne nuk mund të humbasim kohë, ne duhet të vendosim masa për të shmangur një bllokim të përgjithësuar, i cili mund të kompromentojë rëndë ekonominë”, u shpreh ai.

LEXO: Kufizimet e reja për turistët/ Italia lejon hyrjen e kushtëzuar për këto shtete

Paketa e re e masave parashikon:

-Mbyllja në orën 18.00 e të gjitha lokaleve, bareve dhe pubeve.

-Mbyllja në orën 24.00 e lokaleve e restoranteve. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina dhe një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal.

-Shkollat nuk do të mbyllen, por për nxënësit e ciklit të lartë dhe studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne dhe gjimnazet rekomandohen të kryejnë mësimin online.

-Nuk lejohet mbajtja e kongreseve dhe organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare.

-Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca.

-I jepet një javë kohë verifikimit të protokolleve të sigurisë në palestra e pishina për të  marrë vendimin e mbylljes ose jo të tyre.

Këto masa të ndërmarra nga qeveria italiane erdhën pas rritjes së rasteve në dy ditët e fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, të infektuarit në 24 orë te fundit kanë qenë 11.705 raste, ndërkohë që dje ishin 10.925. Viktimat e bilancit të fundit ditor janë 69, në rritje nga dita e djeshme ku ishin 47. Lombardia paraqitet sërish si rajoni më problematik, dhe ditët e fundit ka shënuar rritje dramatike edhe kundrejt rajoneve të tjera italiane. Janë 2975 rastet e rajonit me kryeqendër Milanon, ndërkohë që në Kampanja u regjistruan 1376 raste, dhe në Lacio 1198.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0