Rritja e emigracionit dhe plakja e popullsisë ulin numrin e familjeve në vend - Business Magazine Albania

Rritja e emigracionit dhe plakja e popullsisë ulin numrin e familjeve në vend

emigracionit

Numri i familjeve në vend ka shënuar rënie për të dytin vit radhazi, duke reflektuar plakjen graduale të popullsisë si dhe ritmet e larta të emigracionit, që është përshpejtuar vitet e fundit, duke përfshirë edhe familjet.

Në 2020-n në vend kishte rreth 769 mijë familje, ose 2,637 familje më pak se një vit më parë, sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve. Edhe në 2019-n, numri i familjeve ra me rreth një mijë, në krahasim me vitin e mëparshëm. Që nga viti 2018, kur u shënua numri më i lartë i tyre, në vend ka rreth 3,700 familje më pak (-0.5%).

Shqipëria është përfshirë vitet e fundit nga një valë e lartë emigracioni, ku krahas të rinjve po konstatohej ikja e familjeve.

Një anketë e madhe e emigracionit që zhvilloi INSTAT, në bashkëpunim me donatorët në rreth 20 mijë familje në periudhën prill-korrik 2019 ka zbuluar një fakt të frikshëm në dekadën e kaluar, pasi fenomeni është zgjeruar në emigrimin e së gjithë familjes. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.

Në totalin e familjeve të larguara jashtë, numrin më të madh e ka Tirana, ku raportohet se janë larguar 10,3% e totalit të qarkut, ndërsa qarqet me humbjet më të mëdha të popullsisë janë Kukësi dhe Tropoja në Veri, Durrësi dhe Elbasani në qendër dhe Fieri në Jug.

Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë dhe nënpunësimin, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë.

Lexoni: Roli i emigracionit në ekonomi

Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe të tjerë faktorë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit. Për disa nëngrupe (p.sh. romët dhe egjiptianët), një faktor shtesë është diskriminimi. Pjesa dërrmuese e personave që emigrojnë janë të rinj, ndërsa 14% e tyre ishin me arsim të lartë. Largimi i burrave ishte 200% më i lartë se ai i grave.

Krahas largimit të familjeve, një tjetër tendencë që ka mbizotëruar gjithnjë është ikja e të rinjve. Të dhënat e tjera të Eurostat për kërkesat për azil sipas grupmoshave, që nga viti 2011 kur raportohen të dhënat deri në 2020-n, tregojnë se pjesa dërrmuese e aplikimeve në 27 vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht rreth 77-78%, përbëhet nga grupmosha nën 34 vjeç.

Në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 7 mijë aplikime për azil, nga të cilët 30% ishin të grupmoshës nën 18 vjeç, 47% të grupmoshës 18 vjeç (77% nën 34 vjeç). 22% të atyre që kanë tentuar të ikin, duke kërkuar azil ishin të grupmoshës 35-64 vjeç dhe 1% mbi 65 vjeç.

E njëjta strukturë konstatohet përgjatë gjithë dekadës së fundit. Në total janë rreth 160 mijë të rinj, që kanë kërkuar azil në dekadën e fundit në një nga 27 vendet e bashkimit Europian.

Ndërkohë që pas viteve ’90 mosha mediane e popullsisë është rritur ndjeshëm, duke pasqyruar zhvillimet demografike që po favorizojnë plakjen e popullsisë së vendit me ritme të shpejta. Sipas INSTAT, mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) arriti në 37.6 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 4 muaj gjatë një viti, raportoi INSTAT.

Mosha mediane popullsisë nisë rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit sipas të dhënave të INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979 deri në vitin 2021 mosha mediane është rritur me 17.6 vite. Projeksionet e INSTAT për vitet në vijim tregojnë për plakje të mëtejshme të popullsisë. Deri në vitin 2060 mosha mediane pritet t’i kalojë të 50 vitet.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0