Rritja e ekonomisë së Shqipërisë për 2016 më e ulët se parashikimet, vetëm 3%

Rritja e ekonomisë së Shqipërisë për 2016 më e ulët se parashikimet, vetëm 3%


Rritja e ekonomisë së Shqipërisë pritet që të përshpejtohet dhe të arrijë thuajse nivelin e 3 % vitin e ardhshëm, kjo për shkak të rritjeve të investimeve të huaja dhe rritjes së kërkesës së brendshme. Kështu ka deklaruar njësia serbe e Intesa Sanpaolo, citon SeeNews.

Rritja do të mbështetet nga një rritje e kërkesës për kredi dhe nisja e ndërtimit të projektit TAP, thonë ekspertët e bankës. Ndërsa citojnë se projeksionet e qeverisë shqiptarë janë për rritje ekonomike prej 3.4 % vitin e ardhshëm.

“Konsolidimi fiskal pritet që të vijojë në 2016, duke ulur gradualisht borxhin publik”- thonë analistët e bankës. Ata shtojnë se aktiviteti i kredisë do të zhvillohet, presin që normat e interesit të vijojnë të ulen dhe konsiderojnë që borxhi në monedhën vendase do të vijë me ulje. Javën e shkuar, Banka e Shqipërisë vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.75 %, në linjë me pritshmëritë që të mund të zhvillohet ekonomia dhe inflacioni të arrijë nivelin e parashikuar sipas perspektivës afatshkurtër.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0