Rritet urrejtja ndaj Kinës, po sulmohen edhe aplikacionet

Rritet urrejtja ndaj Kinës, po sulmohen edhe aplikacionet

Google ka hequr aplikacionin për Android, që ndihmonte njerëzit të fshinin aplikacionet e krijuara në Kinë.  “Remove China Apps” ishte shkarkuar më tepër se një milion herë, në dhjetë ditët e para të prezantimit. Shumë popullor në Indi, ku tensionet me Kinën janë të larta për shkak të mosmarrëveshjeve kufitare në Himalajet. Google ka deklaruar se aplikacioni ka shkelur rregulloren e kompanisë, por nuk ka dhënë detaje tjera.

Aplikacioni ishte krijuar nga firma nga India “One Touch AppLabas”. Në rrjetet sociale kompania nga India ka shkruar: “Të dashur miq, Google ka fshirë Remove China Apps nga Google Play Store. Faleminderit për gjithë përkrahjen tuaj gjatë dy javëve të fundit. Ishit të jashtëzakonshëm”.

Aplikacioni ka shënjestruar faqen e rrjeteve sociale TikTok, që është në pronë të Bytedancet me seli në Pekin. Po ashtu edhe platformën e video-konferencave Zoom, me seli në Kaliforni, por është themeluar nga një sipërmarrës i lindur në Kinë. Mirëpo, nuk ka qenë në gjendje të fshijë aplikacionet e instaluara më herët në smartfonët e prodhuar në Kinë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0