Google ka hequr aplikacionin për Android, që ndihmonte njerëzit të fshinin aplikacionet e krijuara në Kinë. “Remove China Apps” ishte shkarkuar më tepër se një milion herë, në dhjetë ditët e para të prezantimit. Shumë popullor në Indi, ku tensionet me Kinën janë të larta për shkak të mosmarrëveshjeve kufitare në Himalajet. Google ka deklaruar se aplikacioni ka shkelur rregulloren e kompanisë, por nuk ka dhënë detaje tjera.
Aplikacioni ishte krijuar nga firma nga India “One Touch AppLabas”. Në rrjetet sociale kompania nga India ka shkruar: “Të dashur miq, Google ka fshirë Remove China Apps nga Google Play Store. Faleminderit për gjithë përkrahjen tuaj gjatë dy javëve të fundit. Ishit të jashtëzakonshëm”.
Aplikacioni ka shënjestruar faqen e rrjeteve sociale TikTok, që është në pronë të Bytedancet me seli në Pekin. Po ashtu edhe platformën e video-konferencave Zoom, me seli në Kaliforni, por është themeluar nga një sipërmarrës i lindur në Kinë. Mirëpo, nuk ka qenë në gjendje të fshijë aplikacionet e instaluara më herët në smartfonët e prodhuar në Kinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto