Rritet pёrdorimi i shёrbimit online nё mikrofinancё - Business Magazine Albania

Rritet pёrdorimi i shёrbimit online nё mikrofinancё

mikrofinancё

Nisur nga nevoja e popullsisё nё zonat rurale pёr shёrbime financiare, si: pagesa, hua dhe depozita, FED invest ka ndёmarrё disa nisma vitet e fundit pёr tё modernizuar infrastrukturёn e sistemeve dhe teknologjisё nё ofrimin e shёrbimeve të reja financiare dhe jo-financiare.

FED invest, krahas implementimit të një sistemi të ri TIK u licensua dhe nga Banka e Shqipёrisë pёr tё ofruar shёrbimin e pagesave si ato utilitare dhe ndërjmet anëtarëve. Kjo është një risi në sektorin e mikrofinancës, sepse shumë pak institucione e ofrojnë. Me zhvillimin e teknologjive digjitale, shёrbimet dhe produktet e pagesave nё gjithë botën janё rritur, krahas rritjes sё inovacioneve pёr shёrbime tё shpejta, tё sigurta dhe me sa mё pak kosto.

Shqipёria nuk bёn pёrjashtim. Ajo ka njohur rritje gjatё viteve tё fundit, e sidomos gjatё vitit 2020, nё kushtet e pandemisё. Eshtë rritur numri dhe përdorimi i kartave tё debitit dhe numri i transaksioneve tё pagesave online. Gjatё vitit 2020 pёrdormi online nё mikrofinancё vlerёsohet tё jetё rritur 15%.

Numri i transaksioneve on-line ёshtё rritur me hapa galopant, por duhet theksuar se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë akoma akses për të kryer pagesa online apo afër vendbanimit të tyre. Kjo lidhet, jo vetëm me historinë e re tё ofrimit tё shёrbimeve bankare pёr popullsinё, por edhe me sfidat pёr formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё dhe edukimin e pamjaftueshёm tё individёve, pёr pёrdorimin e kanaleve digjitale.

Banka e Shqipёrisë ka luajtur njё rol tё rёndёsishёm pёr nxitjen dhe zhvillimin e shёrbimeve tё pagesave, duke pёrmirёsuar dhe pёrshtatur kuadrin rregullativ pёr kёtё qёllim. Njё ndikim shumё pozitiv pritet tё ketё dhe miratimi i ligjit tё ri tё pagesave. Megjithё shtrirjen e sistemit bankar dhe penetrimin e shёrbimeve tё tyre, kryesisht nё zonat urbane nё vend, shёrbimet e pagesave pёr zonat rurale, tё ofruara nga bankat dhe institucionet e tjera financiare, janё pothuaj inekzistente. FED invest synon tё hapё rrugёn edhe pёr shёrbimin e pagesave nё zonat rurale.

Lexo: Si pandemia i ktheu financat si një film shkencor dhe horror

Besueshmëria qëndron në faktin se realizimi i tyre do tё ndikojё, jo vetёm nё formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё e zgjerimin e pёrfshirjes financiare tё zonave rurale, por edhe nё krijimin e mundёsive tё reja pёr ndёrhyrjen e mёtejshme tё institucioneve dhe agjencive private e publike, nё zhvillimin e bujqёsisё dhe zonave rurale.

Rreth FED invest

FED invest ёshtё kooperativa mё e madhe financiare nё Shqipёri, me rreth 73 mijë anëtarë, që shёrbehen me 60 degë nё zonat urbane dhe rurale. FED invest ka hapur rrugёn e zhvillimit tё mikrofinancёs nё Shqipёri dhe ka njё eksperiencë 28 vjeçare nё veprimtarinë e huadhёnies, depozitave dhe shёrbimeve kёshilluese për sipёrmarrësit e vegjёl dhe fermerёt. Sot ёshtё institucioni financiar me praninë mё tё madhe nё zonat rurale nё vënd.

Ky pozicionim ështё nё harmoni me misionin e tij, pёr të zgjeruar pёrfshirjen financiare të popullsisë në zonat rurale dhe peri-urbane, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh financiare, bazuar në teknologjitë moderne bankare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0