Rritet importi i energjisë në 6 mujor. Hidrocentralet private prodhuesit kryesor në vend - Business Magazine Albania

Rritet importi i energjisë në 6 mujor. Hidrocentralet private prodhuesit kryesor në vend

Importet e energjisë në 6-mujorin e parë të këtij viti u trefishuan në raport me një vit më parë, ndërkohë që në totalin e energjisë në dispozicion ato zunë 34%.

Një vit më parë, pesha e tyre në totalin e energjisë në dispozicion që llogarit prodhim  dhe importe minus ekspote ishte 7%.

Mjaftojnë këto shifra për të treguar rrezikun ndaj të cilit është ekspozuar vendi këtë vit për shkak të çmimeve të larta me të cilat energjia po sigurohet në tregun e lirë, si efekt i mungesës i krizës globale të energjisë, por edhe situatës jo aq të mirë hidrike.

Importet ishin mbi 663 mijë MWh ndërkohë që çmimet mesatare në periudhën janar-qershor 2022 u luhatën mes 300-400 euro MWh.

Lexo edhe: Shqipëria ndalon blerjen e energjisë në bursa. Konsumi po mbulohet nga prodhimi vendas

Aktualisht këto çmime kanë arritur nivele të frikshme me një rekord në datën 30 gusht kur 1 MWh energji u sigurua për 1047 euro, niveli më i lartë ndonjëherë nga nisja e krizës.

Importet në 6-mujorin e parë të këtij viti edhe pse kanë përbërë gati 1/3 e energjisë në dispozicion sërish janë amortizuar nga prodhimi vendas duke prodhuar një pjesë të energjisë edhe nga kaskada e Drinit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0