Rritet bashkëpunimi Shqipëri – Kinë, biznesi kinez shfaq interes për vendin tonë - Business Magazine Albania

Rritet bashkëpunimi Shqipëri – Kinë, biznesi kinez shfaq interes për vendin tonë


Në vitin 2017 sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, pritet të zhvillohet sesioni i 9-të i Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kinë “Për bashkëpunimin ekonomik”.  Në vitet e fundit, vihet re një interesim i biznesit kinez për vendin tonë.

Sipas të dhënave të regjistrit tregtar numri i ndërmarrjeve kineze apo të përbashkëta në Shqipëri është 115.  Nga viti 2012 deri më sot, rreth 100 delegacione biznesit dhe më shumë se 1000 biznesmenë kinezë kanë vizituar Shqipërinë.

Vizitat kanë qenë kryesisht për të parë mundësitë konkrete për investime, tregti, projekte apo mundësi të tjera për investime dhe bashkëpunim me Shqipërinë. Në fokus të tyre janë projektet në fushën e energjetikës, infrastrukturës, portet, minierat, në fushën e akuakulturës, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Bashkëpunimi ekonomik mes Kinës dhe Shqipërisë pritet të zgjerohet më shumë edhe në kuadër të projektit “Një Brez – një Rrugë”, pas interesit të Shqipërisë për t’u përfshirë në mënyrë aktive në këtë iniciativë.

Rruga e “Mëndafshit” e shekullit të 21 ka një pikënisje në Kinë dhe pritet që pika përfundimtare të jetë  Shqipëria (në Adriatik).

burimi: scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0