Rriten eksportet e këpucës “Made in Albania” duke arritur në 360 milionë euro - Business Magazine Albania

Rriten eksportet e këpucës “Made in Albania” duke arritur në 360 milionë euro


Mbyllja e ciklit në disa kompani shqiptare të prodhimit të këpucës përveçse ka rritur vlerën e shtuar në ekonominë vendase ka rritur ndjeshëm eksportet e artikullit drejt vendeve të tjera.

Të dhënat nga doganat tregojnë se eksporti i këpucës “Made in Albania” gjatë 11 mujorit ka arritur në 48 miliardë lekë me rritje me mbi 20% nga viti i kaluar.

Veshjet e këmbës janë shndërruar në kalorësin e eksporteve të shqiptare duke zënë këtë vit 20% të totalit. Rritja e tyre ka kompensuar rënien drastike të eksporteve të naftës dhe mineraleve të cilat po vuajnë nga çmimet e ulta të tregut ndërkombëtar dhe mungesa e kërkesës.

capture5-300x172

Industria e prodhimit të këpucës ka marrë hov të madh pasi prodhuesi më i madh në vend “Doniana” realizoi ciklin e mbyllur tre vite me parë. Pronarja dhe administratorja Donika Mici më parë është shprehur për Monitor, se fitimet nga prodhimi me cikël të mbyllur janë të paktën 20% më të larta.

Gjithashtu ajo ka shpjeguar se nëse do të incentivoheshin nga qeveria do të zhvillohen edhe 70 linja biznesesh që mund të prodhonin artikujt mbështetës për prodhimin e këpucës. Me një forcë të re punëtore dhe tashmë të kualifikuar Shqipëria është konkurruese për shërbimet e fasonit.

capture5Prodhuesit pohojnë se, tashmë ka ardhur koha për ciklin e mbyllur, duke kërkuar mbështetje për përpunimin vendas të lëkurës. Sot ky artikull importohet gati 100%, por sikur të prodhohet në vend përveç do të rriste me tej punësimet do të shtonte me tej vlerën e fitimeve në ekonominë shqiptare.

Përveç se me partnerin tregtar tradicional, Italinë eksportet e këpucës “Made in Albania” tashmë janë prezentë edhe në rajon, sidomos në Serbi.

 

burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0