Rreziqet e të paturit një personalitet në promocionin e biznesit tuaj

Rreziqet e të paturit një person të famshëm në promocionin e biznesit tuaj


Marketerët pranojnë se njerëzit kanë më shumë gjasa të ndikohen nga një mesazh që vjen nga dikush me të cilin ata kanë ngjashmëri (p.sh. nevojat e ngjashme, qëllimet, interesat, mënyra e jetesës). Prandaj ata shpesh zgjedhin individë që admirohen si televizioni dhe kinemaje, sportistë, individë të njohur për të dhënë mesazhin e tyre.

Por, zgjedhja e një personazhi të njohur nga marketerët, për të realizuar një promocion ka edhe rreziqet e veta. Marketerët kanë rolin kyç për të zgjedhur një personazh që ka përputhshmëri me promocionin dhe produktin. Më poshtë do të njihemi me disa nga rrisqet që vijnë nga përdorimi i personaliteteve  në reklama:

Lexo: Çfarë duhet të bëjnë domosdoshmërisht agjensitë e reklamave?

Personi i famshëm (personaliteti) mund ta lërë në hije produktin që mbështet:

Reklamuesit duhet të zgjedhin një zëdhënës të famshëm, i cili do të tërheqë vëmendjen dhe do të rrisë mesazhin e shitjeve, por nuk do ta errësojë markën. Personi i famshëm duhet të rritet me produktin. Marketerët nuk duhet të zgjedhin asnjëherë një personalitet të famshëm, ndërkohë që produkti sapo ka dalë në treg.

Personaliteti mund të mbiekspozohet, duke reduktuar kështu besueshmërinë e tij:

Konsumatorët mund të bëhen skeptikë, kur një person i famshëm prezanton shumë produkte ose kompani dhe bëhet i ekspozuar. Kështu, konsumatori ka një lëkundje të besimit. Personazhi duhet të jetë i fokusuar vetëm në një linjë produktesh.

Audienca e synuar mund të mos e pëlqejë personin e famshëm që mbështet produktin:

Është e rëndësishme për marketuesit të zgjedhin një person të famshëm që përputhet dhe pranohet mirë nga audienca e synuar. Produkti duhet të ketë përputhshmëri me personin e famshëm.

Sjellja e personit të famshëm mund të përbëjë një rrisk për kompaninë:

Reklamuesi duhet të zgjedhë një përkrahës, i cili nuk do ta vërë në siklet kompaninë. Hulumtimi i jetës personale dhe backgroundit të personit të famshëm për të zvogëluar këtë rrezik po bëhet diçka e zakonshme.

Personat e famshëm nxjerrin kuptime të fuqishme nga rolet që ata kanë patur në jetën dhe karrierën e tyre. Çdo rol i ri dramatik e sjell personin e famshëm në kontakt me një sërë objektesh, personash dhe kontekstesh. Nga objektet, personat dhe kontekstet, janë kuptimet, të cilat transferohen dhe qëndrojnë tek personat e famshëm.

Lexo: 4 mënyra për të shitur Idenë e Madhe

Përpara se të shpenzojnë paratë e kompanisë, marketerët duhet të marrin në konsideratë shumë faktorë kur zgjedhin një njeri të famshëm për të shërbyer si zëdhënës i reklamave të tyre. Ndër faktorët më të rëndësishëm janë: përputhshmëria e personit të famshëm me audiencën e synuar dhe produktin/shërbimin ose markën, imazhi i përgjithshëm i personit të famshëm, kosto për sigurimin e personit të famshëm, besueshmëria, rreziku i polemikave, dhe familjarizimi, pëlqyeshmëria e personit të famshëm nga audienca e synuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0