4 mënyra për të shitur Idenë e Madhe - Business Magazine Albania

4 mënyra për të shitur Idenë e Madhe


Me zhvillimin e teknologjisë çdo fushë në marketing ka ndryshuar. Autorë të ndryshëm botërorë japin qasje të ndryshme përsa i përket idesë kryesore të shitjes. Ka qasje të ndryshme që mund të përdoren për të zhvilluar idenë kryesore të shitjes në një fushatë reklamuese. Kjo “Ide e Madhe” duhet të tërheqë vëmendjen e konsumatorit, të marrë një reagim dhe të dallojë produktin ose shërbimin e reklamuesit pavarësisht nga konkurrenca. Në kërkim të Idesë së Madhe, ka disa kritere që duhen përmbushur:

Pozicionimi

Pozicionimi njihet si themeli i një produkti. Nëse një godinë nuk ka themele atëherë ajo është e rrezikuar çdo ditë të shembet. Këtë qasje ka edhe produkti, ai mund të hyjë vrullshëm në treg, por pastaj të zhduket pak nga pak. Me këtë qasje, reklamimi përdoret për të krijuar një vend të veçantë në mendjen e klientit për produktin ose shërbimin. Kjo mund të bëhet në bazë të atributeve ose përfitimeve të produktit/shërbimit, çmimit/cilësisë, përdorimit ose aplikimit, llojit të përdoruesit ose aftësisë për të zgjidhur një problem.

Pozicionimi i markës

Pozicionimi i markës është “fryti” i të gjitha aktiviteteve që e vendosin markën në mendjen e klientit në lidhje me konkurrencën e saj. Pozicionimi nuk është thjeshtë krijimi i diçkaje të re apo të ndryshme. Autorët Kotler dhe Keller njihen si “baballarët e marketingut”. Ata e përcaktojnë pozicionimin e markës si një “akt të dizajnimit të ofertës dhe imazhit të kompanisë për të zënë një vend të dallueshëm në mendjen e tregut të synuar”. Objektivi i pozicionimit është gjetja e markës në mendjet e palëve të interesuara, që janë klientët.

Një pozicionim vlerash i orientuar nga klientët dhe i besueshëm mund të jetë rezultat i një pozicionimi të suksesshëm, pa ndërhyrë në produkti. Është arsyeja racionale dhe bindëse për të blerë markën në tregjet konkuruese të synuara. Prandaj është e domosdoshme të kuptojmë dhe të njohim pozicionin që një markë zotëron në mendjen e një klienti. Për të pozicionuar një markë në mënyrë efikase brenda tregut të saj, është kritike të vlerësosh markën në mënyrë objektive për të parë se si shikohet marka nga konsumatorët.

Përdorni një pozicion unik shitje

Çdo proçes në marketing ka një pozicion unik. Shitja kërkon një pozicion unik dhe për ta realizuar këtë duhet të gëzojë këto tre element sipas Rosser Reeves:

  • Të jetë përfitues: Klienti kur kryen proçesin e blerjes kërkon që të përfitojë sa më shumë nga ky produkt. Për shembull, blini këtë produkt/shërbim dhe përfitoni këtë shpërblim.
  • Të jetë unik: Duhet të jetë unik për këtë markë ose pretendim, diçka që rivalët/konkurentët nuk munden ose nuk e ofrojnë.
  • Të jetë i fuqishëm: Premtimi që u bëni konsumatorëve duhet të jetë mjaft i fortë ose mjaft tërheqës për t’i vendosur në lëvizje konsumatorët.

 Krijimi i imazhit të markës

David Ogilvy dhe Leo Burnett janë dy individët më inflencues që kanë punuar ndonjëherë në fushën e reklamimit dhe stilet e tyre krijuese kanë qënë baza e shumë fushatave të suksesshme reklamuese.

David Ogilvy thotë: “Imazhi i markës ose personaliteti është veçanërisht i rëndësishëm kur markat janë të ngjashme. Çdo reklamë duhet të kontribuojë në simbolin kompleks që është imazhi i markës”.

Gjeni dramën natyrale ose karakteristikën e produktit që i bën konsumatorët ta blejnë atë. Lep Burnnet thotë:”Drama natyrale shpesh është e vështirë të gjendet, por është gjithmonë aty dhe pasi gjendet, është më interesante dhe më e besueshme për të gjitha reklamat”.

Amantia Kullolli

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0