Çfarë duhet të bëjnë domosdoshmërisht agjensitë e reklamave? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të bëjnë domosdoshmërisht agjensitë e reklamave?


Çdo ditë përballemi me dhjetra mesazhe reklamash. Reklama mund të ndikojë te konsumatori për të ndryshuar renditjen e tij/saj në vlerësimin e markave midis të cilave zgjedh produktet dhe shërbimet që përdor. Po cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e një kompanie reklamash:

Shërbim i përgjithshëm

Shumica e të punësuarve në një agjensi janë Account. Account Manager, specialist, executive. Punojnë direkt me klientin ose kompaninë. Ata janë urë lidhëse midis klientit dhe agjensisë. Sjellin punë të reja në agjensi.

Planifikim Mediatik

Përcaktojnë median më efektive për të shpërndarë mesazhin e klientit. Blen kohën reklamuese ose hapësirën në media ( Radio, TV, shtyp i shkruar, OOH, online etj.). Bëjnë emërtimin e pozicionit të punës…media planners, buyers etj.

Studim tregu: Janë të njohura dhe si agjensi kërkim- zhvillimi. Gjeneron të dhëna nga tregu për klientët. Targeton reklamat për grupe specifike. Informacioni i prodhuar përdoret nga stafi kreativ dhe specialistët e medias.

Strategji Komunikimi

Agjensia e raklamave duhet të ketë strategji komunikimi. Ajo është e vetmja urë lidhëse midis produktit dhe klientit.

Kreativitet

Përgjegjës për anën kreative dhe artistike të reklamës. Kreativiteti është një zyrë e veçantë në agjensinë e reklamave. Ajo është e ndarë nga stafi tjetër, pasi kanë detyrat më të rëndësishme .

Amantia Kullolli

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0