Rreziku më i zgjuar në botën e biznesit? Të ndjekësh të dhënat! - Business Magazine Albania

Rreziku më i zgjuar në botën e biznesit? Të ndjekësh të dhënat!

Nëse do të duhej të përkufizonim suksesin e një gjeniu të biznesit si Jeff Bezos, fjala kyçe do të ishte “të dhënat”. Jo fati. Jo aventura. Jo guxim pa logjikë. Por një analizë e ftohtë dhe e zgjuar e realitetit.

Në vitin 1994, Bezos, atëherë analist financiar në Wall Street, mori një detyrë që do t’i ndryshonte jetën, të analizonte një “rrjet të ri” që po quhej “World Wide Web”. Rezultati? Ky fenomen i sapolindur po rritej me një ritëm tronditës, 2,600% në vit. Në sytë e një vizionari, ky nuk ishte një kuriozitet teknologjik. Ishte një ftesë për të vepruar.

Lexo gjithashtu: U pushua nga puna pasi u largua një minutë më herët, kinezja fiton gjyqin me kompaninë

Dhe ai veproi.

Largoi kravatën e Wall Street-it, u zhvendos në Seattle afër qendrës së inovacionit teknologjik dhe hapi atë që do të bëhej Amazon.com, dyqani i parë i vërtetë online. Por ky veprim nuk ishte aspak një rrezik i çmendur. Bezos kishte analizuar tregun dhe kishte kuptuar se ishte momenti perfekt për të investuar në internet, një hapësirë me shumë mundësi dhe shumë pak konkurrentë.

Zgjedhja e tij për të shitur fillimisht libra nuk erdhi nga dashuria për leximin. Erdhi nga të dhënat. Librat kishin katalogë të qartë, ishin të lehtë për t’u transportuar dhe kishte qendra shpërndarjeje në të gjithë Amerikën. Me pak fjalë, ishin produkti më i arsyeshëm për të filluar një revolucion.

Çfarë mësojmë nga Amazon?

Biznesi i qëndrueshëm ndërtohet mbi rreziqe të menduara mirë, jo mbi emocione apo spekulime. Amazon riinvestoi vazhdimisht fitimet për të zgjeruar ofertën e saj dhe për të krijuar një strukturë që sot është ndër më të fuqishmet në botë. Dhe kjo është formula, rreziko, por me mendje.

Lexo gjithashtu: Çfarë do të ndodhë me euron në këtë vit zgjedhor? Dritan Vakaj: Shtim i euros në treg, për pasojë ulje të vlerës së saj

Nga Bezos te Cirque du Soleil, kur rreziku bëhet art

A keni menduar ndonjëherë për menaxhimin e udhëtimeve të Cirque du Soleil? Kompania ikonë e spektakleve live kryente mbi 6,000 udhëtime në vit, përfshirë 30-40 fluturime çdo ditë dhe mijëra netë në hotele. Pa një sistem të automatizuar, kjo logjistikë do të ishte një kaos.

Këtu hyn në lojë SAP Concur, një partner teknologjik që i ndihmoi të kthejnë shpenzimet në të dhëna të përdorshme. Nga një proces manual, Cirque du Soleil kaloi në një menaxhim inteligjent të shpenzimeve, duke kursyer kohë, para dhe stres.

E vetmja gjë e sigurt në biznes? Ndryshimi.

A je gati të përballesh me të? Rritja ekonomike mund të zëvendësohet me recesion. Një trend i sotëm mund të jetë i vjetruar nesër. A je ti biznesi që përshtatet dhe fiton, apo ai që ngec në vend?

Përgjigjja fshihet në parashikim, fleksibilitet dhe teknologji. Lëvizjet që bëjmë sot janë arkitektura e së ardhmes sonë.

Pra, çfarë duhet të bëjmë?

-Mendo përpara

-Përdor teknologjinë që lehtëson vendimmarrjen

-Bëj lëvizje të zgjuara, të mbështetura nga të dhënat

-Dhe mbi të gjitha, bëhu i guximshëm!

Në fund të fundit, siç thoshte edhe Goethe (përmes fjalëve të autorit W.H. Murray):
Ji i guximshëm, sepse guximi ka në vetvete gjeni, magji dhe fuqi.”

Por më bukur akoma është kur guximi yt mbështetet nga analiza dhe strategji. Atëherë, çdo hap që duket i rrezikshëm, bëhet thjesht një lëvizje e zgjuar drejt suksesit.

Planet Small Business

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0