Rreth njerëzve dhe punës së tyre. Vjen numri 33 i revistës Businessmag - Business Magazine Albania

Rreth njerëzve dhe punës së tyre. Vjen numri 33 i revistës Businessmag

Këtë numër mund ta quajmë pa hezitim revista e personazheve. Në numrin 33 të revistës kemi sjellë personazhe të fushave, moshave dhe angazhimeve të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

Dinamika e emigracionit, lëvizjeve të vazhdueshme të shqiptarëve, ka bërë që shumë prej nesh të kontribuojmë në vende të ndryshme të botës, por me një të përbashkët, të gjithë me mendjen tek Shqipëria e Kosova. Ekonomia e tregut, ka krijuar me shumë mundësi për të rinjtë dhe njëkohësisht më shumë sfida për vendin. Në këtë numër ne sjellim angazhimet e personaliteteve të rëndësishëm si Drita Ivanaj, e cila përmes fondacionit të saj, synon të japë një kontribut të qenësishëm në edukim dhe kulturë. 

Në fushën e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore, dr.Skendër Myrtezani, bashkë me anëtarët e Vatra Queens, New York po punojnë për një mision të rëndësishëm: kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Agroturizmi është një fushë që kemi prekur me Marjana Koçekun, vajza që zgjodhi të hapë kullën e babait të saj për turistët në Dukagjin.

Shumë persona të tjerë që po punojnë për të përmbushur një mision, zhvilluar një biznes, apo për të krijuar një brand, vijnë me historitë e tyre në këtë numër.

Nuk mungojnë përmbledhje të eventeve të rëndësishme që ndodhën në këtë vjeshtë, duke nisur nga Future2Tech, AllWeb, etj. 

Risitë dhe trendet e pritshme gjatë vitit të ardhshëm do t’i gjeni në brendësi të artikullit, sidomos në fushën e teknologjisë, ndërsa këshillat dhe motivimin për rritje në karrierën dhe biznesin tuaj, i gjeni edhe në artikujt e sjellë nga trajnerë/coach shqiptarë. 

Mes historive të brandit, kemi zgjedhur këtë radhe një markë që mbart një filozofi dhe stil jete, Channel, historia e saj personale dhe evolucioni që solli në veshjet e grave. Ju mund të abonoheni online ose të porosisni revistën print del këto ditë në treg, për të zbuluar më shumë.

Lexim të këndshëm!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0