Cili është rregulli më i rëndësishëm i rrjetëzimit? Në biznes...

Cili është rregulli më i rëndësishëm i rrjetëzimit?


Çdokush në biznes e di se rrjetëzimi i suksesshëm është i rëndësishëm për rritjen e biznesit. Arritja e objektivit tonë është shumë më e vështirë kur mungon komuniteti i duhur për të na mbështetur.

Rrjetëzimi: Cili është rregulli më i rëndësishëm?

Eksperti i rrjetëzimit Derek Coburn, themeluesi i komunitetit me faktor impakti të biznesit “CADRE” dhe autor i “Rrjetëzimi nuk po funksionon: Boll mblodhe kartëvizita dhe fillo të bësh lidhje të vërteta,” thekson rëndësinë e cilësisë së marrëdhënieve mbi sasinë.

Rrjetëzimi

“Niveli i suksesit tënd kur bie fjala për rrjetëzim dhe ndërtimin e marrëdhënieve lidhet drejtëpërdrejtë me aftësinë tënde për të ndërvepruar me të tjerët të cilët kanë një përqasje të njëjtë. Ti mund të duash që të kontribuosh, por ka për të qenë një humbje kohe nëse angazhohesh me ata të cilët fokusohen te vetja,” thotë Coburn.

Nuk është masa e përpjekjes ajo që ka rëndësi, por përpjekja vetë.

Vlera e rrjetit tënd lidhet me faktin se sa i pëlqyeshëm je si person.

  •  A je dikush që të tjerët do kishin kënaqësinë ta ndihmonin? A je dikush kur gjendesh me “shpatulla pas murit”, ata do të bënin ç’të mundeshin për të të shpëtuar?
  • A shihesh si dikë që do ta bënte atë për të tjerët?

Me pak fjalë, a perceptohesh në komunitetin e rrjetëzimit si një qënie e ndershme njerëzore?

Ky është rregulli më i rëndësishëm i suksesit për rrjetëzim, dhe për jetën në përgjithësi. Si do t’u përgjigjeshin të tjerët këtyre pyetjeve rreth teje? Çfarë epitetesh do të përdornin për të të përshkruar ty?

Përgjigjiet ndaj këtyre pyetjeve do të përcaktojnë se si rrjeti juaj do të shfaqet aty kur të kesh nevojë për ta.

 

/Shkruar nga Marissa Levin dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0