Rough Guide rekomandon sërish Shqipërinë, e pesta në listën e 10 destinacioneve për 2016 - Business Magazine Albania

Rough Guide rekomandon sërish Shqipërinë, e pesta në listën e 10 destinacioneve për 2016


Ata që do të shkojnë, do të gjejnë trashëgimi botërore të mbrojtura nga UNESCO, si qytetin antik grek të Butrintit, plazhe të praruara në bregdetin jonian, liqene madhështore malore, arkitekturë otomane dhe vendas miqësorë që ju orientojnë në drejtimin e duhur për ta zbuluar. Bëjeni këtë udhëtim përpara se bota të kuptojë se çfarë po humbet…

Pasi “ Rough Guide” e sugjeronte Shqipërinë si një zgjedhje ideale për të bërë plazh kompania turistike britanike e ka përfshirë vendin e shqiponjave në listën e 10 destinacioneve më të mira për t’u vizituar në 2016-n.
Shqipëria renditet e pesta, pas Nepalit, Kolumbisë, Kubës, Jordanisë. Pas Shqipërisë vijnë Rumania, Salvatori, Uellsi, Kenia dhe lista mbyllet me Sri Lankën.
Për Shqipërinë, Martin Zatko, një bashkëautor guidash thotë “Duhet t’i bëni një vizitë këtij cepi tërheqës të Europës, përpara se të fitojë popullaritetin që meriton”.
Në përshkrimin që i bëhet Shqipërisë thuhet: “Ndërsa vendet fqinjë Greqia dhe Kroacia kanë një turizëm të zhvilluar, Shqipëria mbetet një nga vendet më misterioze. Por, ata që do të shkojnë, do të gjejnë trashëgimi botërore të mbrojtura nga UNESCO, si qytetin antik grek të Butrintit, plazhe të praruara në bregdetin jonian, liqene madhështore malore, arkitekturë otomane dhe vendas miqësorë që ju orientojnë në drejtimin e duhur për ta zbuluar. Bëjeni këtë udhëtim përpara se bota të kuptojë se çfarë po humbet”.
Në videon që shoqëron artikullin jepen pamje të jetës së përditshme nga Shqipëria, si një stacion treni, apo një familje rome, një burrë duke shitur misra, disa pleq duke pirë në lokal, por dhe atraksione historike si Kalaja e Krujës, statuja e nënë Terezës, rrënojat antike të Durrësit, bjeshkët shqiptare me natyrën mahnitëse, tavolinat plot me ushqime tradicionale, ndërsa video mbyllet me Beratin në mbrëmje.

/Monitor/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0