Road Trip, aplikacioni që lidh Wikipedia me vendet ku udhëtoni

Road Trip, aplikacioni që lidh Wikipedia me vendet ku udhëtoni


Nëse je një person i fiksuar për të lundruar në Wikipedia dhe pëlqeni të mësoni për gjërat e panjohura, tashmë ka një aplikacion që do t’ju shfaqë të gjitha informacionet që ju duhen.

Zhvilluar nga Malte Ubl, aplikacioni zbulon gjeolokacionin e përdoruesit dhe përputhet me artikujt përkatës të Wikipedia. Aplikacioni pastaj lexon artikujt me zë të lartë, një lloj pasagjeri i zgjuar, i cili di gjithçka rreth historisë së qytetit ku po lëvizni (ose ecni).

Për kuriozët, programi gjithashtu lejon përdoruesit të klikojnë për të gjetur vende për të ngrënë aty pranë. Është krijuar për të funksionuar në Google Chrome, Firefox dhe shfletues të tjerë që mbështesin GPS.

Lexoni: Aktivizohet përkthimi nga makina për artikujt e Wikipedia-s edhe në gjuhën shqipe

Aplikacioni u ndërtua duke përdorur Glitch, një faqe interneti e zhvilluar nga Anil Dash vitin e kaluar që lejon koduesit të bëjnë aplikacione me madhësi të kufizuar.

Unë e krijova aplikacionin për veten time, sepse shpesh lëviz nëpër vende të ndryshme dhe mendova se do të ishte mirë të mësoja më shumë, ndërsa nuk kam asgjë më të mirë për të bërë ulur pas timonit,” tha Ubl për The Verge.

Megjithëse sistemi nuk është i përsosur sipas komenteve të postimeve fillestare në Twitter, Ubl tha se i mirëpret të gjitha sugjerimet për të rregulluar gjithçka lidhet me aplikacionin.

burimi: TheVerge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0