Risia e Facebook, po sfidon dhe televizionet

Risia e Facebook, po sfidon dhe televizionet


A keni vënë re së fundmi një ndryshim në Facebook? Një ikonë të vogël ekrani në shiritin e opsioneve? Është pikërisht ajo që mendoni, ekrani i Facebook.

Çdo risi në botën dixhitale, po na bën t’i themi mirupafshim televizionit. Ndoshta kemi kohë që e kemi bërë.

Quhet “Facebook Watch”, shërbimi i transmetimit të videove i rrjetit social, i cili është shtrirë në mbarë botën, më shumë se një vit pas lançimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Përdoruesit do të mund të zgjedhin nga një gamë e gjerë shfaqjesh, qoftë nga markat më të njohura, ashtu edhe nga debutues, e kanë gjithashtu mundësinë të shohin klipe, të cilat i kanë ruajtur nga ndërfaqja e lajmeve “News Feeds”.

Firma planifikon gjithashtu t’u lejojë të gjithë krijuesve të shfaqin edhe publicitete, për sa kohë që përmbushin disa kushte të caktuara. Të ardhurat do të ndahen 55 % për krijuesit dhe 45% për Facebook-un.

Për një kohë shumë të gjatë, YouTube kishte monopolin e videove në internet kur ishte fjala për t’u ofruar krijuesve një mënyrë për të fituar para nga reklamat. Mesa duket Facebook po rikthehet fuqishëm në mënyrë të zgjuar.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0