Konsumatorët shqiptarë do të mund të zgjedhin për produktet që i vlerësojnë si më cilësoret në treg. Kjo falë kompanisë “Përzgjedhur Produkti i Vitit” (POY), e cila vjen në Shqipëri, pasi ofron shërbimet e saj edhe në 45 vende të botës.
Ky brand ndërkombëtar synon të orientojë blerësit drejt produkteve inovative më të mira në treg, si dhe të shpërblejë prodhuesit për produktet e tyre më të reja. Një mundësi shumë e mirë që iu ofrohet si bizneseve shqiptare që duan të jenë pjesë e bashkëpunimit me kompaninë “Përzgjedhur Produkti i Vitit”, ashtu edhe për konsumatorët vendas, që problemet me cilësinë dhe standardin e produkteve i kanë të mprehta. Por, si funksionon?
POY është një konkurs vjetor bazuar në votën e konsumatorit, i cili zgjedh një produkt lider në inovacion për kategori të ndryshme. “Falë metodologjisë që ndjekim dhe transparencës totale në përzgjedhje, që nga themelimi ne kemi arritur: Të kemi prezencë gjeografike në 45 shtete. Të jemi konkursi më i mirënjohur, për vlerësimin nga konsumatori. Të zgjidhemi nga kompani gjigande si Coca Cola, Nestle dhe shumë të tjerë, si ura lidhëse e produkteve të tyre dhe konsumatorit”, shprehen drejtuesit e kompanisë.
Lexo: Si mbërriti uji “Lajthiza” në tregun e Emirateve të Bashkuara Arabe
Sot çdo biznes me akses në internet mund të marketojë produktet e tij, prandaj konkurrenca është mjaft e ashpër. “Ne besojmë se marka POY do të bëjë një diferencë në shitjen e produkteve tuaja, ashtu siç ka bërë në tregjet e 45 shteteve të tjera ku operon, përfshirë në to vende me ekonomi më të dobët se Shqipëria”, shprehen drejtuesit e POY.
Me ekskluzivitetin e konkursit POY në Shqipëri, kompania mund të ndihmojmë produktet tuaja që: të kenë një markë prestigjoze marketingu, e cila do të rikonfirmojë se produktet tuaja janë Premium; të zgjerojë strategjinë tuaj të marketingut, si dhe të rriten shitjet mbi produktin e zgjedhur, rezultat i provuar çdo herë që një produkt ka fituar konkursin në çdo shtet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto