Rishi Sunak ofron siguri për klientët britanikë të Silicon Valley Bank - Business Magazine Albania

Rishi Sunak ofron siguri për klientët britanikë të Silicon Valley Bank

Silicon Valley Bank

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka ofruar siguri për klientët britanikë të Silicon Valley Bank, duke komunikuar masat e marra qeveria Britanike.

Në Linkedin ai është shprehur se, “Ne kemi punuar urgjentisht gjatë fundjavës, duke dëgjuar palët e interesuara dhe duke zhvilluar një zgjidhje të përshtatshme për t’u ofruar klientëve të Silicon Valley Bank UK besim dhe siguri”.

Jam i kënaqur që mund të them se kemi arritur një zgjidhje.

Lajmi i mirë është se klientët e SVB UK do të kenë mundësi të aksesojnë depozitat dhe shërbimet e tyre bankare si zakonisht nga sot.

Kjo sepse Silicon Valley Bank i është shitur HSBC. HSBC e ka selinë në Londër, banka më e madhe në Europë dhe është një nga institucionet më të mëdha bankare dhe financiare në botë, duke u shërbyer 39 milionë klientëve në mbarë botën.

Ky transaksion është lehtësuar nga Banka e Anglisë, në konsultim me Thesarin dhe Jeremy Hunt, duke përdorur kompetencat e dhëna nga Akti Bankar 2009.

Lexo: Ja si ra Silicon Valley Bank për 48 orë

Nuk përfshihen paratë e tatimpaguesve dhe depozitat e klientëve janë mbrojtur.

Unë do të jem gjithmonë në anën e sipërmarrësve, novatorëve, të rinjve që shpikin të ardhmen. Sepse mësimi më i madh që kam marrë nga koha ime në Kaliforni ende më udhëheq tani. Ajo që ka vërtet rëndësi për suksesin ekonomik është inovacioni. Nëse duam që vendi ynë të ketë sukses, ne duhet të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë dhe të përqafojmë teknologjitë e reja dhe njerëzit dhe kulturën që i krijon ato. Asnjë analizë serioze e perspektivave tona nuk mund të konkludonte ndryshe.

Shpresoj që klientët e SVB UK të ndihen të qetësuar sot nga forca dhe siguria që u sjellin lajmet e sotme dhe të emocionuar për mundësitë që një bankë globale si HSBC mund t’u japë atyre për t’u rritur në mbarë botën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0