Rikthehet ankthi në Kinë. Shulan është Wuhan i ri - Business Magazine Albania

Rikthehet ankthi në Kinë. Shulan është Wuhan i ri

Shulan

Shqetësimi i autoriteteve lokale në Kinë është aktualisht Shulan, e banuar nga 700 mijë persona në provincën veri lindore të Jilin, në kufi me Rusinë dhe Korenë e Veriut.

Përhapja alarmante e infektimit në këtë qendër urbane ka nxitur institucionet të marrin masa drastike, të ngjashme me ato të vendosura në Hubei në fillim të vitit. Në gjigantin aziatik kanë rezultuar pozitivë deri më tani 82.960 persona, ndërsa personat e vdekur nga Covid janë 4.634.

Sipas “Il Sole 24 Ore”, vendimi i qeverisë për masa kaq të forta vjen pasi qyteti u cilësua si një vatër e re infeksioni, e përbërë nga një bërthamë personash që nuk kanë pasur kontakt me jashtë dhe as me sektorin sanitar, pra pa një ekspozim me rrezik.

Lexo: Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman

Masat shtrënguese kundër kontaminimit, të ngjashme me ato në Wuhan, janë prezantuar nga mediat kineze. Këtu përfshihet plani i masave për bllokimin, ku janë rritur kontrollet për spostimet në të gjitha zonat e banuara.

Sipas vendimit të qytetit, “nuk mund të dilet nga blloqet rezidenciale, ku janë konfirmuar ose ka raste të dyshuara me koronavirus dhe nuk mund të hyjnë personat jorezidentë”. Për produktet bazë të domsdoshme, janë organizuar dorëzime në shtëpi”. Banorëve të pjesës tjetër të qytetit u lejohet të dalin vetëm për blerje të domosdoshme.

Në Shulan janë mbyllur shkollat dhe është pezulluar transporti publik. Zona vlerësohet të ketë qenë nën vrojtimin e autoriteteve shëndetësore duke nisur nga 10 Maji, që atëherë e cilësuar si zonë me rrezik të lartë për COVID.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0