Richard Branson bën thirrje për një votim të ri të Brexit

Richard Branson bën thirrje për një votim të ri të Brexit


Richard Branson thotë se Mbretëria e Bashkuar është “shumë afër një katastofe të plotë”.

Ai gjithashtu ka kritikuar kryeministren Theresa May që nuk po vepron në dobi të interesave kombëtare dhe vendos partinë përpara vendit.

Në postimin e tij në blog, biznesmeni shkruan se shumë njerëz që kanë votuar largimin nga Brexit tani kanë ndryshuar mendim.

Lexoni: Peticioni kundër Brexit. Nënshkruhet nga mbi 2 milionë britanikë

Zoti Branson, i cili nuk jeton më në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se populli duhet të ketë një fjalë të fundit.

Javën e kaluar Britanisë iu dha edhe 2 javë më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje për Brexit pas bisedimeve të Theresa May me krerë të Bashkimit Europian.

Lexoni: Askush nuk investon në pasiguri. Flet CEO i Siemens për Brexit

Data e daljes së Mbretërisë së Bashkuar është vendosur të jetë 29 Mars.

Nëse May nuk do të arrijë një marrëveshje me Parlamentin deri javën e ardhshme, data do të shtyhet për në 22 Maj, për t’i dhënë kohë për të kaluar legjislacionin e nevojshëm.

Nëse kryeministrja nuk do të pranojë, Britania e Madhe do të duhet të propozojë një zgjidhje deri më datë 12 Prill, të cilën e vlerësojnë drejtuesit e Bashkimit Europian.

Rreziku i madh

CEO i British Virgin, Richard Branson është shprehur se: “Në këtë pikë, duket e pamundur që një tjetër propozim për të votuar marrëveshjen e tërheqjes do të fitonte shumicën e mbështetjes parlamentare.”

“Edhe me një afat më të zgjatur për Brexit, ky është një rrezik për Mbretërinë e Bashkuar dhe për vetë Bashkimin Europian. Ky është një moment që do të thellojë krizën kombëtare në MB.”

Miliarderi shton: “Duke limituar zgjedhjet e anëtarëve të parlamentit për interesa vetjake, ajo po vendos një bast shumë të rrezikshëm”.

Richard Branson në tre vitet e kaluara ka bërë fushata kundër daljes nga BE, duke theksuar se kjo lëvizje do të dëmtojë biznesin.

Ai është i shqetësuar për efektet që Brexit do të ketë te kompanitë dhe në ekonominë e vendit.

Lexoni: Brexit pa marrëveshje, kompanitë paralajmërojnë rritje çmimi

Me mijëra vende punë në Britani janë shkurtuar dhe me problemet e shitjes në horizont, i bëjnë prodhuesit të reagojnë ndaj kërcënimit të tarifave dhe mungesës së zinxhirit të furnizimit.

“Më shumë se një miliard paund në asete po lëvizen në Dublin, Frankfurt, Paris dhe qytete të tjera europiane, ndërsa institucionet financiare fillojnë të zbatojnë planet e tyre të paparashikuara”.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0