Peticioni kundër Brexit. Nënshkruhet nga mbi 2 milionë britanikë - Business Magazine Albania

Peticioni kundër Brexit. Nënshkruhet nga mbi 2 milionë britanikë


Një peticion që kërkon anulimin e Brexit përmes “fshirjes” së nenit 50, është nënshkruar nga gati 2.5 milionë britanikë deri të enjten.

Peticioni u miratua pak pasi kryeministrja Theresa May arriti në Bruksel gjatë kësaj jave, ku do të parashtronte kërkesën e saj për shtyrje të afatit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Faqja e internetit e peticionit të qeverisë ra disa herë të enjten, pasi qindra mijëra njerëz shprehën pakënaqësinë e tyre për planet në lidhje me tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Margaret Anne Georgiadou, organizatore e peticionit thotë se, “Qeveria vazhdimisht pretendon se dalja nga BE është ‘vullneti i popullit’. Ne duhet ta ndalojmë këtë kërkesë duke provuar fuqinë e mbështetjes publike tani për të mbetur BE”. Ndaj, ajo fton britanikët të nënshkruajnë peticionin.

Lexo: Brexit pa marrëveshje, kompanitë paralajmërojnë rritje çmimi

Komiteti i Peticioneve, tha se faqja e peticionit shihej njëkohësisht nga 80 mijë deri në 100 mijë persona, ndërsa të enjten dokumenti u firmos nga 2 mijë persona çdo sekond.

Peticioni u lançua gjatë muajit shkurt në faqen e internetit të qeverisë. Në atë periudhë nuk mori vëmendjen e vërejtur këtë javë.

Interesi u rrit pas deklaratës së May. Në këtë deklaratë ajo fajësoi deputetët për bllokimin, duke kërcënuar daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE pa një marrëveshje. Në orët e fundit, disa zyrtarë të qeverisë janë përpjekur të ulin interesin e qytetarëve për nënshkrimin e peticionit.

Udhëheqësi i opozitës Jeremy Corbyn tha pas takimit me krerët europianë në Bruksel se, “lidhur me daljen, mendojmë se ka një urgjencë në ndërtimin e një shumice për një zgjidhje të këndshme dhe kjo është ajo ku po përqëndrohemi aktualisht”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0