Brexit pa marrëveshje, kompanitë paralajmërojnë rritje çmimi - Business Magazine Albania

Brexit pa marrëveshje, kompanitë paralajmërojnë rritje çmimi


Emra ndërkombëtarë paralajmërojnë rritje çmimesh dhe “ikje” të investimeve nga Britania e Madhe.

McDonald’s, KFC dhe Pret a Manger u janë bashkuar  rrjeteve të supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar, duke paralajmëruar se largimi nga Bashkimi Europian do të rezultojë në ndërprerje të zinxhirit të tyre të furnizimit.

Në një letër dërguar ligjvënësve në Mbretërinë e Bashkuar, ato shprehen se mund të mos ruajnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë  e ushqimit nëse Britania do të braktisë bllokun pa asnjë marrëvëshje për daljen e saj. Prania e një marrëveshje do të mbronte tregtinë me Europën.

Krahas prodhuesve “fast” të ushqimit, letra u nënshkrua edhe nga përfaqësues të shumë supermarketeve më të mëdha si dhe nga British Retail Consortium.

Mbretërisë së Bashkuar i kanë mbetur edhe 60 ditë për t’u larguar nga BE, ndërsa ligjvënësit kanë vendosur të hedhin poshtë marrëveshjen “e daljes” të negociuar nga Kryeministrja Theresa May. Kjo ka rritur shqetësimin e kompanive për një Brexit të çrregullt.

Furnizuesit e ushqimit paralajmërojnë se largimi nga Bashkimi Europian do të rrisë ndjeshëm kostot e importit dhe do të shtonte presion në rritjen e çmimeve të  ushqimeve. Tarifat e reja mund të kenë një ndikim të madh tek fermerët britanikë. Kompanitë po magazinojnë mallrat e tyre, por shprehen se ka mungesë hapësirash për të gjitha mallrat.

Në deklaratën e dhënë nga një zëdhënës i kryeministres, rezulton se Mbretëria e Bashkuar ka një nivel të lartë të sigurisë së ushqimit të ndërtuar mbi një gamë të larmishme burimesh duke përfshirë prodhimin dhe importet.

Bizneset më të rëndësishme kanë bërë thirrje për një qartësim të situatës. Airbus tha javën e shkuar se do të ishte e detyruar të riorintojë investimet e ardhshme nëse Britania do të dalë nga Bashkimi Europian. Ford shprehet se mungesa e një marrëveshje do t’i kushtonte 800 milionë dollarë në vitin 2019. Sony gjithashtu ka deklaruar se do të lëvizë bazën ligjore në Europë nga Londra në Amsterdam për shkak të pasigurisë mbi Brexit. Firmat e shërbimeve financiare po lëvizin 1 trilion dollarë asete jashtë vendit.

Të martën e ardhshme, May do të kthehet në parlament për të folur rreth  planit të saj Brexit “B”, ku pritet të ndeshet me kundërshime nga ligjvënësit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0