Resto.al platforma që sjell restorantin në shtëpinë tuaj

Resto.al platforma që sjell restorantin në shtëpinë tuaj


Niogret Sinaj është vetëm 22 vjeç. Dy vitë më parë ai ka ndërtuar platformën e tij Resto.al. Platforma mundëson porositjen e ushqimit online nga shtëpia dhe tek cilido restorant që dëshironi.

Fillimisht kjo patformë quhej pizzeria.al, pasi fokusi i saj ishin vetëm piceritë, por me kalimin e kohës, Niogreti mendoi të regjistronte në platformën e tij edhe disa nga restorantet më të pëlqyera për klientët. “Doja të krijoja një komunitet, ku çdo restorant të ishte pjesë edhe klientët të merrnin informacione rreth këtyre restoranteve. E testova për 2 vjet në Tiranë dhe qytete të tjera si Vlora, Berati, Lezha, Korça dhe Fieri duke përfshirë vetem pica”.

Ndërsa sot Resto.al është një platformë gjithëpërfshirëse, ku klienti përveçse mund të porosisë, mund edhe të japë opinionin e tij lidhur me ushqimin që konsumon dhe restoranti nga i cili e porosit. Për BusinessMag.al Niogreti thotë se këto dy vite kanë qenë eksperiment, për të parë ecurinë e platformës në vend. Gjatë gjithë kohës ai ka eksperimentuar tregun, ka parë dhe kuptuar se çfarë duan dhe pëlqejnë klientët. Gjithashtu, Niogreti është marrë vetë edhe me marketingun e platformës dhe fakti që në këto dy vite platforma ka qenë në rritje, për të do të thotë se gjërat kanë funksionuar.

Lexo: WebProm, 18 vjeçari sjell platformën online për marketing dhe “vetëpunësim”

Dy vite me investim intensiv kanë ndikuar në zhvillimin e tij personal. Së fundi ai është mbështetur edhe nga grante.

Në biznesin e tij janë të punësuar pesë persona, të cilët merren kyesisht me marketingun dhe menaxhimin e platformës. Të rinjve që nuk shohin mundësi ai u thotë se, “Nëse i kërkon mundësitë i gjen, madje edhe në një vend si Shqipëria ku të gjithë ankohen për papunësi”.

Ai synon që platforma e tij të zgjerohet dhe të operojë në të gjithë vendin. I pyetur se çfarë i nevojitet për të bërë realitet këtë plan të tijin, Niogreti thotë, “Është e gjitha çështje marketingu. Pa maketing asnjë biznes nuk ia del dot”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0