Rënia e eksporteve në janar, shkak çmimi i naftës dhe mineraleve - Business Magazine Albania

Rënia e eksporteve në janar, shkak çmimi i naftës dhe mineraleve


Kriza e naftës dhe mineraleve vazhdon të frenojë eksportet shqiptare. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në janar eksportet totale zbritën në 16.3 miliardë lekë nga 17.7 miliardë që ishin një vit më parë.

Rënia prej 7.8 për qind i dedikohet tërësisht dy zërave, grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji, si dhe materialeve të ndërtimit.

Të ndikuara veçanërisht nga nafta, eksportet e grupit të energjisë ranë me gati 1.6 miliardë lekë krahasuar me vjet, ndërsa ato të materialeve të ndërtimit u rrudhën me 1.1 miliardë lekë.

Zhvillimi pozitiv në krahun e eksporteve është rritja e qëndrueshme e artikujve bujqësorë, por edhe industria e fasonit. Sipas INSTAT, eksportet e grupit ushqimor pije dhe duhan u rritën me gati 30 për qind, ndërsa tekstilet dhe këpucët u zgjeruan me 1.1 miliardë lekë krahasuar me vjet.

Edhe në kahun tjetër, atë të importeve flukset tregtare janë rrudhur, ndonëse me një rënie më të lehtë. Sipas INSTAT, në janar importet ishin 1.4 për qind më të ulëta se vjet. Edhe këtu rënien më të madhe e kanë patur materialet e ndërtimit, por edhe produktet kimike.

Megjithatë, pavarësisht rënies totale të importeve, zëri i makinerive dhe pajisjeve vazhdon të rritet me ritme dyshifrore.

Importi i makinerive dhe pajisjeve është një tregues i lidhur drejtëprdrejtë me investimet e reja në ekonomi. Zgjerimi i tyre sinjalizon rimëkëmbjen e investimeve në ekonomi, të nisur që vitin e kaluar.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0