Rëndësia e menaxhimit të kohës

Rëndësia e menaxhimit të kohës



“Koha është flori”. Kjo është shprehja më e mirë për të nisur këtë artikull. Nëse ju jeni një lider përgjegjësia është më e madhe, por edhe kur jeni një punonjës i thjeshtë, sërish keni përgjegjësi.  Sa më mirë të menaxhoni ju kohën aq më shumë produktivitet dhe rezultate pozitive do të shfaqni në sytë e kolegëve apo të shefit tuaj. Më poshtë do të lexoni disa këshilla se si të menaxhoni kohën në mënyrë efikase:

Krijonji një axhendë javore në fillim të çdo jave
Gjatë një jave shënoni gjithçka që ju bëni në axhendën tuaj. Me kë keni biseduar më shumë, kohën që ju kanë marrë projekte të caktuara, si edhe kohën që keni shpenzuar duke kontolluar rrjetet tuaja sociale, etj. Kjo do ju ndihmojë të kuptoni se si ju e shpenzoni kohën, sa shpenzuat për punë, sa për argëtim dhe do të bëni një bilanc të rezultateve të shënuara.

Bëni monolog me veten për punën
Jepni vetes suaj kohë dhe mundohuni të kuptoni se cilat janë gjërat më të rëndësishme që ju kei bërë ose duhet të bëni. Përveç kohës që mund të harxhoni për një projekt, ju duhet të vendosni edhe disa afate se kur ai fillon dhe kur duhet të mbarojë. Nëse do të procedoni në një mënyrë të tillë, do e keni më të lehtë t’ju hapni rrugë projekteve të tjera.

Përfshihuni në aktivitete, mendime dhe biseda
Planifikoni të shpenzoni 50 për qind të kohës suaj në aktivitete dhe biseda të ndryshme të cilat do t’ju ndihmojnë për të qenë sa më produktivë. Pëfshirja në këto aktivitete apo në shkëmbime idesh me kolegët tuaj do ju ndihmojë që të tjerët të krijojnë një përshtypje për ju dhe do të ndikojë në performancën tuaj. Të qenurit shoqëror në një mjedis pune është një plus për ju si individ.

Panifikoni punët dhe pushimet tuaja
Ju nuk mund të planifikoni që do të punoni pa u shkëputur nga ora 08:00 deri në orën 17:00 sepse një gjë e tillë është e pamundur. Prandaj ju duhet të planifikoni që gjatë ditës suaj të punës ju do të shpërqëndroheni nga ajo që ishit duke bërë, gjë kjo e cila do t’ju ndihmojë për të përcaktuar më së miri kohën e saktë që juve mund t’ju duhej për të përfunduar një projekt të caktuar.

Harxhoni disa minuta për të planifikuar punët e ditës
Sapo të uleni para kompjuterit, ju duhet të harxhoni rreth 30 minuta për të planifikuar punët e ditës. Mos e filloni ditën tuaj mënjëherë me një projekt të caktaur. Koha më mirë e shpenzuar e ditës suaj është pikërisht ajo kohë që ju e shpenzoni duke planifikuar ditën tuaj.

LexoGabimet më të mëdha të menaxhimit dhe si t’i shmangni ata

Vendosini vetes qëllime
Vendosini vetes qëllime dhe objektiva. Synoni të jepni më të mirën dhe të mërrni sa më shumë nga puna juaj. Rezultatet pozitive do të ndikojnë në karrierën tuaj dhe në emrin e kompanisë.

Bëjuani të tjerëve të ditur se ju jeni i zënë
Nëse jeni duke u marrë me një projekt shumë të rëndësishëm, nga i cili nuk doni të shkëputeni, atëherë këshillohet që t’ja bëni të ditur edhe kolegëve tuaj një gjë të tillë në mënyrë që ata të mos t’ju shqetësojnë. Hiqni alarmet nga aplikacione të ndryshme dhe madje edhe nga posta juaj elektronike, të cilën mund ta kontrolloni më vonë.

Mbani larg gjërat që ju shpërqëndrojë
Shmangni rrjetet sociale  kur ju punoni, ata janë shpërqëndruesi juaj kryesor dhr nuk lejojnë që ju të jepni maksimunin në punë. Mësohuni me idënë që ju nuk keni pse të lini gjithçka me të cilën ishit duke u marrë dhe të përgjigjeni menjëherë në telefon apo të ktheni menjëherë përgjigje me e-mail. Idealja do të ishte që ju të planifikonit një kohë për t’u përgjigjur në telefon, e-mail apo edhe për të parë rrjetet tuaja sociale.

Vendosni objektiva
Prandaj mundohuni që t’i vendosni vetes suaj objektiva sa më realë, gjë kjo që do t’ju ndihmojë shumë edhe ne realizimin e tyre. Nuk duhet të harroni një prej gjërave më të rëndësishme, asgjë nuk mund të përfundohet menjëherë, sepse është e pamundur.

The Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0