Rëndësia e gjumit, Arianna Huffington: "Mos u bëni si Trump!"

Rëndësia e gjumit, Arianna Huffington: “Mos u bëni si Trump!”


Marrëdhënia jonë me teknologjinë e ka bërë më të vështirë të shkëputemi dhe të pushojmë apo të gjejmë pak kohë për veten. Në të njëjtën kohë dhe mungesa e gjumit e bën më të vështirë aktivitetin tonë gjatë ditës.

Shembulli më i keq është ai i Donald Trump, i cili në librin e tij ‘Think Like a Billionaire’ thotë se fle vetëm 3-4 orë në natë dhe përkrah konceptin që një person nuk duhet të flerë më shumë se duhet.

Lexoni: A ËSHTË GJUMI ÇELËSI I SUKSESIT? JA ÇFARË MENDOJNË NJERËZIT MË TË FAMSHËM NË HISTORINË E NJERËZIMIT

“Donald Trump duhet të ndahet nga telefoni i tij gjatë natës, të bëjë një gjumë të plotë dhe të ndalë tweeting në mes të natës … ai është personifikimi i mungesës së gjumit”, tha Huffington për CNBC në Davos të Zvicrës të martën.

“Mungesa e gjumit e bën Trump të shfaqë të gjitha simptomat e pagjumësisë kronike, si humbja e kujtesës, pamundësia për të përpunuar informacionet më të thjeshta,” shton ajo.

Së fundmi ajo ka postuar një video në Instagramin e saj, ku rekomandon “Nuk do të ishte keq që Presidenti të flejë pak këtë fundjavë.”

“Nëse Trump do të flinte 8 orë në ditë dhe të mos përdorte telefonin në mes të natës, për të paktën 4 vitet e ardhshme bota do të ishte më e mirë… prandaj unë ju rekomandoj që të mos bëheni si Trump”.

/CBNC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0