Reklama raciste, Dolce & Gabbana i kërkojnë falje publike të gjithë kinezëve nëpër botë

Reklama raciste, Dolce & Gabbana u kërkojnë falje publike të gjithë kinezëve nëpër botë

~4 minuta lexim


Tema jonë e preferuar: Reklamat. Ku gaboi Dolce & Gabbana këtë herë?

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, bashkë-themeluesit e kompanisë së modës Dolce & Gabbana, më në fund kanë kërkuar falje për një seri reklamash që konsiderohen “raciste”.

Polemika filloi më parë këtë muaj, kur marka postoi një video në faqen e saj zyrtare në Weibo, një version kinez i Twitter. Në reklamë, një modele aziatike përpiqet me shaka të përdorë shkopinj për të ngrënë pica dhe ushqime të tjera italiane. Shumë përdorues të medias sociale kineze i quajtën videot, të cilat tani janë fshirë, raciste dhe plot stereotipe të vjetëra.

 

Video mund të vinte në rrezik 1/3 e xhiros globale, ndaj themeluesit reaguan menjëherë. Fillimisht duke zhdukur videon nga të gjitha adresat zyrtare të markës luksoze dhe së dyti duke dalë në video 1 minutëshe për të kërkuara falje për punën e pamenduar mirë.

“Ne i kërkojmë falje të sinqerta popullit kinez në mbarë botën”, tha Gabbana.

Dolce vazhdoi: “Ne shpresojmë që keqkuptimi ynë ndaj kulturës kineze të falet. Ne kemi qenë gjithmonë të çmendur pas Kinës. E kemi vizituar shumë. Kemi qenë në shumë qytete. Ne e duam kulturën tuaj”.

Sikur të mos mungonin vetëm komentet negative online, disa prej tyre janë ngritur dhe në protestë. Protestuesit kanë vënë në shënjestër edhe dyqanin kryesor në zemër të rrethit të modës të Milanos.
Dhjetëra njerëz kinezë mbanin fleta me shkrimin “jo mua” jashtë dyqanit në rrugën e pasur të pazarit, Monte Napoleone.

Një paralelizëm i vogël mund të bëhet dhe me rastin e Shqipërisë. Shpesh, në filma të ndryshëm botërorë, shqiptarët vlerësohen me role negative si përdhunues, hajdutë apo trafikantë. Dhe në këtë mënyrë përhapen steriotipe që shqiptarët janë një popull i tillë, pa ndonjë talent tjetër të veçantë. Por sigurisht që reagime nga ana jonë nuk ka, dhe rasti i Kinës është një debat miliarda dollarësh që meritonte vëmendje dhe sigurisht falje publike.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0