“What’s your story?” Pse rrëfimi është superfuqia më e madhe e një marke! - Business Magazine Albania

“What’s your story?” Pse rrëfimi është superfuqia më e madhe e një marke!

Nga Eni Muça

A keni vënë re se disa marka tërheqin vëmendjen pa bërë shumë zhurmë?  Marka që, në një oqean reklamash dhe zhurmë digjitale, arrijnë të futen në mendje me një histori të thjeshtë, por të paharrueshme. Nuk është rastësi. Nuk është fat. Është storytelling.

Sot, rrëfimi po bëhet valuta e re e besueshmërisë. Jo sepse tingëllon bukur, por sepse funksionon. Sepse prek aty ku fjalët e marketingut zakonisht humbasin: në emocion, në identifikim, në përvojë.

Në këtë transformim, Edlira Mali, eksperte marketingu, komunikimi dhe pedagoge, e përmbledh shumë qartë thelbin: “Storytelling nuk është kur ti i tregon konsumatorit diçka. Është kur ti e lejon atë ta përjetojë.Dhe pikërisht këtu ndodh magjia.

Ka vite që marketingu nuk është më betejë specifikash teknike. Konsumatori e di çfarë bën një produkt. Çfarë nuk di dhe çfarë kërkon, është të kuptojë pse i duhet, çfarë emocioni i sjell, çfarë përfaqëson. Prandaj sot markat nuk shesin më produktin, shesin kuptimin që ai përçon.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0