"Red flags" më të zakonshme në intervista, që janë shenja të një lideri të mirë - Business Magazine Albania

“Red flags” më të zakonshme në intervista, që janë shenja të një lideri të mirë

Kur bëhet fjalë për punësimin e një roli drejtues, ajo që e bën një lider të jetë ideal zakonisht ndryshon dhe pasqyron qëllimet aktuale të kompanisë. Kjo është arsyeja pse promovimi i performuesit më të lartë nuk është domosdoshmërisht gjithmonë opsioni më i mirë.

Cilat janë disa nga “Red flags” të intervistës më të zakonshme që potencialisht mund të përkthehen në shenja të një udhëheqësi të mirë?

  1. A u mungon përvoja, apo po hyjnë në rol me një perspektivë të freskët dhe të re?

Ndonjëherë një CV shumë e detajuar dhe e pasur që dallohet nga turma mund të sjellë një rrugë të gjatë në procesin e punësimit. Gjatë intervistimit të këtyre kandidatëve është e rëndësishme të kuptohet stili, qëndrimi dhe personaliteti i tyre i punës. Përcaktoni pse duan të marrin një rol drejtues, veçanërisht nëse është një industri krejt tjetër nga ajo në të cilën kanë punuar dhe pyesni për përvojat e ngjashme jashtë punës.

  1. A janë ata persona që lëvizin nga një kompani në tjetrën, apo janë ambiciozë?

Cv-të e gjata mund të nënkuptojnë një nga dy gjërat: Kandidati ka vite që punon për rritje dhe përvojë në fushën e tij, ose kanë prirjen të lëvizin nga një punë në tjetrën përpara se të fitojnë vjetërsi reale. Nëse vëreni se një CV liston një numër alarmant përvojash, që zgjasin më pak se një vit, pyesni kandidatin për përvojat që kanë pasur në kompanitë ku kanë punuar, apo pse zgjodhën të largoheshin. Në fund të fundit, qëllimi është të kuptojnë planin e tyre të karrierës dhe të përcaktojnë sesi ky pozicion do të shërbente për ata dhe kompaninë tuaj.

  1. Ata janë shumë të etur për të ditur detajet e pagës dhe përfitimeve, apo kanë marrë informacione paraprakisht dhe duan të komunikojnë drejtpërdrejtë?

Nëse një kandidat vjen me përvojën e duhur për pozicionin vakant ata do të vinë në intervistë me një listë pyetjesh rreth rolit, strukturës së punës dhe përfitimeve të punonjësve. Kjo vërteton se kanë bërë kërkimet e tyre në lidhje me kompaninë dhe industrinë. Ata e dinë saktësisht se sa vlejnë dhe duan të sigurohen që të gjitha pritshmëritë e tyre të përmbushen para se të ecin përpara, ose të angazhohen në takimet e ardhshme.

inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0