Concord Investment: Zhvillimi i Pasurive të Paluajtshme. Potenciali dhe Tendenca të Investimeve Luksoze në Bregdetin Shqiptar  - Business Magazine Albania

Concord Investment: Zhvillimi i Pasurive të Paluajtshme. Potenciali dhe Tendenca të Investimeve Luksoze në Bregdetin Shqiptar 

Industria “Real Estate” në Shqipëri, një panoramë e përgjithshme – “Concord Investment”, në fokus projekte ambicioze në bregdetin shqiptar.

Kërkesa për të blerë një pronë është në rritje, si nga ana e blerësve potencial vendas, ashtu edhe ata të huaj, për këtë ne kemi zhvilluar një intervistë me zj.Ermira Brozi, Drejtore Shitje dhe Marketingu në Concord Investment.

Konstatohet se kërkesa për të blerë një pronë në vendin tonë, sidomos në bregdet, është gjithmonë në rritje. Kush është roli dhe vizioni i Grupit “Concord Investment” në këtë aspekt?

Shqipëria është vërtet një vend i bukur, me potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe tregut imobiliar. Plazhet e saj të mahnitshme, ujërat e kristalta dhe destinacionet turistike tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota. Klima e favorshme dhe atmosfera pozitive bëjnë që kjo vendndodhje të jetë një destinacion i preferuar për ata që dëshirojnë të shijojnë një jetesë pranë detit.

Rritja në turizëm ka ndikuar pozitivisht edhe në tregun imobiliar të Shqipërisë. Investitorët shikojnë në pasuritë e patundshme një mundësi të mirë për të përfituar nga ky zhvillim turistik. Në disa qytete bregdetare të Shqipërisë, si Durrësi, Vlora, Palasa, Saranda apo Ksamili ndërtohen me ritme të shpejta, për të krijuar apartamente dhe vila për turistët dhe investitorët, si për të jetuar dhe investuar.

 

Grupi “Concord Investment” është një kompani e specializuar në fushën e investimeve të pasurive te patundshme dhe ka krijuar modele të suksesshme rezidenciale banimi, qendrave tregtare dhe resorte në destinacione të ndryshme në bregdetin shqiptar.

Ne kemi si  qëllim të paraqesim një vizion të ri në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Duke u fokusuar në zhvillimin e pronave me cilësi të lartë dhe shërbime të përmbushura, dhe synojmë të rrisim standardet në këtë sektor. Suksesi i projekteve si “San Pietro” resort në Gjirin e Lalzit na inkurajon të vazhdojmë rrugëtimin tonë të inovacionit. Plani ynë për resorte dhe marina në destinacione si Saranda dhe Orikum është një shembull tjetër i këtij qëllimi, për të ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme për ata që zgjedhin të investojnë në pronat tona.

Kush janë blerësit kryesorë që interesohen për pronat e paluajtshme në Shqipëri? A ka ndonjë ndryshim në preferencat e tyre në krahasim me disa vite më parë?

Interesimi për pronat e patundshme në Shqipëri ka një gamë të gjerë blerësish. Kemi blerës të huaj  dhe vendas që kërkojnë një ambient të qetë pranë detit, investitorë që shohin një mundësi të mirë për një ROI të lartë të kthimit të investimit të tyre, ku resortet me standard të larta në Shqipëri  po e japin këtë mundësi, duke rritur në këtë mënyre të vazhdushme kërkesën  për blerje në destinacione bregdetare.

Ne jemi optimistë në lidhje me industrinë e pasurive të patundshme në Shqipëri, pasi tregu po vazhdon të rritet dhe kërkesa për pronat buzë detit është e konsiderueshme. Ky model i suksesshëm që kemi zbatuar në “San Pietro” Resort është një shembull i qartë se mund të ketë sukses edhe në projekte të tjera dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë të kontribuojmë në ndryshimin e tregut të pasurive të patundshme në Shqipëri.

Në momentin kur grupi “Concord Investment” startoi modelin e saj të parë të një rezorti në llojin “luxury”, “San Pietro” në Gjirin e Lalzit dhe ishte pikërisht ata  të parët që sollën një resort që ofron rezidencë banimi, i gërshetuar me Hotelin 5 yje tashmë funksional dhe pret vizitorë nga e gjithë bota.

Investimi i realizuar nga ana jonë si investitor në një hotel me 5 yje, siç edhe është “MELIA”, solli një tjetër qasje për sa i përket “San Pietro” Resort. Pra, duke gërshetuar kështu jetesën buzë detit me të gjithë gamën e shërbimeve cilësore, që ofron një brand i njohur hotelerie në mbarë botën.

Ndërkohë, më duhet të shtoj këtu faktin se për herë të parë në Shqipëri ka një  implementim të një koncepti të ri në industrinë “real estate”, që siç njihet ndryshe “branded rezidences”. Një produkt, i cili ka tërhequr interesin e blerësve vendas dhe të huaj, për ta kthyer investimin në një pasuri të patundshme si një mundësi ideale për të fituar. Dhe kjo duke nënshkruar një kontratë qeradhënie të pronës së tyre në Rezortin “San Pietro” me partnerët tanë strategjikë “MELIA”, falë programit të “qera-dhënies”.

Vazhdojmë me të njëjtIn model në projektin në  Palasë  San Nicolas, që pritet të përfundojë në Dhjetor 2024, ku ofrojmë një gamë të gjerë të mundësive për blerësit per investim.

Ata kanë mundësinë të investojnë në një pronë të patundshme dhe të përfitojnë nga dhënia me qera, një koncept i njohur ndryshe si “buy to let.”

A është investimi në prona të patundshme një investim i sigurtë për blerësin tuaj?

Industrial e real estate dhe investimi në pasuri të patundshme, sigurisht me bindje themi që është investimi më i sigurt, qoftë në prona që janë në fazën e ndertimit dhe ato të gatshme për të jetuar.

Shtëpitë buzë detit janë kthyer tashmë në një tendencë gjithmonë në rritje për sa u përket mundësive të panumërta që ofron Shqipëria dhe kanë vërtetuar që kanë një kthim investimi më të lartë se një investim brenda në qytet, kjo pasi dhe potencialet për investitorë të huaj janë më tërheqëse në bregdet, sesa në qytete.

Në Shqipëri aktualisht për blerësit e huaj mbizotëron një atmosferë sigurie, ku politikat fiskale si dhe baza ligjore e ofruar nga ana e Qeverisë Shqiptare, gjykoj se e favorizon procesin e blerjes së një prone, duke motivuar pozitivisht kthimin në kohë të shpejtë të investimit të realizuar.

Zj.Ermira Brozi dëshmon që shoqëria  “Concord Investment” do te luajë një rol kyç në rritjen dhe avancimin e turizmit në Shqipëri. Ne kemi qëllim të krijojmë mjedise tërheqëse që të ndërtojnë ambiente të favorshme për investime të rëndësishme, duke kontribuar në avancimin dhe modernizimin e sektorit të turizmit në vendin tonë.

A ka në planet afat-gjata të Grupit “Concord Investment” të tjera risi në Shqipëri përvec atyre të performuara me sukses nga ana juaj si investitor?

“Concord Investment” tashmë është fokusuar në modelimin e një tjetër historie suksesi për sa i përket industrisë së pasurive të paluajtshme në Shqipëri, duke shfrytëzuar të gjitha energjitë tona për t’i dhënë vlerë pronës.

Dy projektet tona më të reja përkojnë me investimin tonë në ngritjen dhe zhvillimin e marinave, teksa sapo kemi lançuar Marinën e Sarandës dhe Marinën e Orikumit.

Kjo për faktin se marinat njihen për elementët mjaft atraktivë që shërbejnë për të tërhequr blerësit e një prone, veçanërisht ata të huaj.

Aktualisht, klientët e “Concord Investment” në projekte të tilla janë kryesisht shtetasit e huaj, ata të cilët vijnë nga një lloj eksperience e tillë ku investimi fillestar në një projekt të llojit “luxury properties”, merr vlerë të lartë gradualisht deri në përfundimin e tij. Marinat njihen për “life style”, shërbimet e fokusuara tek klasi i lartë nëpërmjet hoteleve me 5 yje, dyqanet “retail” të markave më prestigjioze botërore, etj.

Të njëjtin model biznesi jemi duke e implementuar edhe në Marinën e Sarandës, një projekt i cili që në start nisi me optimizmin e asaj që ofron vetë ky qytet bregdetar. Saranda, është aktualisht një prej destinacioneve turistike më të preferuar për turistët e huaj, ndaj edhe frekuentimi masiv i “location” të tilla, sjellë natyrshëm interesin e e blerësve potencialë.

Marina e Sarandës, është një investim i konsiderushëm, i cili konsiston në 3 hotele me logon e brande të mëdha botërore, shërbime të llojeve të ndryshme, qendra rekreacioni dhe atraktive, kinema, vila dhe apartamente, me një sipërfaqe totale mbi 200.000m²ndertim.

Shqipëria është një vend përherë në zhvillim dhe ndaj edhe grupi “Concord Investment” është pjesë e ndryshimit të madh që po ndodh në tregun e pasurive të patundshme. “Concord Investment” nuk është thjesht një investitor në industrinë “real estate”, sepse më tepër është një forcë ndryshimi që po e transformon bregdetin shqiptar, duke e kthyer atë në një destinacion kryesor të pasurive të patundshme për të gjithë rajonin.

“Concord Investment” është e përkushtuar për të ofruar një përvojë të pazakontë për blerësit potencialë në projekte të larmishme, të ndodhura sidomos aty ku mund të shijohet në maksimum deti i mrekullueshëm i Shqipërisë.

Në përfundim, si e vlerësoni mundësinë e tregut të pasurive të patundshme në Shqipëri për të ardhmen?

Jam e bindur se tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka një të ardhme të ndritshme. Rritja e interesit nga investitorët vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe zhvillimi i projekteve inovative, do të sjellin një rritje të vazhdueshme dhe një gamë të gjerë të mundësive për blerësit. Shqipëria ka potencial të madh turistik dhe kjo ka një impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme. Grupi “Concord Investment” është pjesë e kësaj historie të suksesit dhe Ne do  do të vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e këtij sektori në të ardhmen, siç kemi dëshmuar 30 vite rradhazi.

Artikulli u publikua më parë në faqen 52 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 33 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0