Rasti Beccheti, Konfidustria: Të gjenden arsyet dhe shkaktarët e këtij dënimi

Rasti Beccheti, Konfidustria: Të gjenden arsyet dhe shkaktarët e këtij dënimi

Rasti Beccheti

Konfindustria kërkon ndërmarrjen e veprimeve të jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë dhe të agjencive qeveritare për përcaktimin e shkaktarëve vendorë të ndëshkimit të Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare në rastin Becchetti. Janë më shumë se 110 milionë $ vlera e ndëshkimit financiar të shtetit shqiptar nga gjykatat ndërkombëtare në rastin në fjalë.

Konfindustria vlerëson, se fatura financiare e mësipërme, që shteti shqiptar do të duhet të paguajë, është me e lartë se vlera e gjithë paketave të ashtuquajtura të ndihmës të marra së bashku, të ofruara nga qeveria ndaj bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë në rastin e pasojave të krizës së COVID-19.

Lexoni: Francesco Becchetti fiton 100 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë

Gjendja bëhet edhe më e shqetësuese kur vlerëson, se gjendja e financave publike dhe ekonomia vendore, janë në gjendjen më të vështirë të paktën të njëzetëvjecarit të fundit dhe me kah të vazhdueshëm rënës në vazhdimësi. Ekonomia parashikohet të ketë rënie prej 6-9% të PPB dhe borxhi publik i plotë real ka tejkaluar nivelin e 100% të PPB.

Gjithashtu, ndëshkimet nga gjykatat ndërkombëtare lidhur me sigurinë ligjore të bizneseve, godasin drejtëpërdrejt dhe në periudhë afatgjatë seriozitetin e shtetit shqiptar përballë tregjeve financiare dhe uljen e mëtejshme të konkurrencës së vendit për tërheqjen e investimeve të huaja.

Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme dhe shtetformuese për sot dhe të ardhmen të përcaktohen në mënyrë të plotë të gjithë qeveritarët dhe agjencitë publike, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë ndëshkimin e ashpër ligjor dhe financiar ndërkombëtar të rastit në fjalë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0