Rama se shpejti ne Gjermani, takim me investitore gjermane - Business Magazine Albania

Rama se shpejti ne Gjermani, takim me investitore gjermane


Edi Rama pritet te jete ne Berlin pas afro dy javesh, ne nje takim ekonomik me biznesin gjerman.

Rama dhe ministri i Ekonomise, Ahmetaj, do te marrin pjese ne nje forum me investitoret gjermane, te organizuar nga “Deutsche Bank” (Banka Gjermane) dhe qe do te zhvillohet ne seline qendrore te saj.

Por, ndonese kjo vizite nuk do te kete ne axhende politiken, lajmi politik eshte nje takim i perbashket i Angela Merkel me udheheqesit e Ballkanit, dy muaj me pas.

Kryeministrat e vendeve te Ballkanit do te mblidhen ne muajin Gusht ne Berlin, ne nje takim te posaçem per te ardhmen e rajonit dhe zhvillimin e marredhenieve mes ketyre vendeve dhe Bashkimit Europian, nje situate qe ne keto momente nuk eshte shume e favorshme politikisht per zgjerimin, pas fitores se euroskeptikeve ne zgjedhjet per Parlamentin Europian.

Takimi i kryeministrave te Ballkanit Perendimor u lajmerua gjate vizites se ministrit te Jashtem gjerman, Frank-Walter Steimeier, ne Bosnje dhe konfirmohet nga burime diplomatike, ndonese ende nuk ka nje konfirmim nga Ministria e Jashtme shqiptare, apo zyra e Kryeministrit.

Takimi do te sherbeje si fillesa e nje nisme gjermane per Ballkanin dhe do te ule ne tryeze shefat e qeverive te rajonit me Kancelaren Merkel, e ku – si edhe kryeministrat e tjere, – Edi Rama me sa duket do te shtrengoje doren per here te dyte me Kancelaren gjermane brenda 6 muajve.

Ne mbledhjen, e cila pritet te zgjase dy dite, do te jene te pranishem edhe ministrat e Jashtem dhe ato te Ekonomise se vendeve te rajonit. Mundesia e nje takimi te kryeministrave me Kancelaren Merkel u permend edhe nga vete zoti Rama, pas takimit qe ai pati me Kancelaren gjermane.

Takimi i Kancelares gjermane duket se do te hape nje tjeter ere ne marredheniet e Gjermanise me vendet e Ballkanit Perendimor, e specifikisht edhe me Shqiperine.

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0