Rama ne Austri: "Po hedhim bazat e nje zhvillimi te qendrueshem" - Business Magazine Albania

Rama ne Austri: "Po hedhim bazat e nje zhvillimi te qendrueshem"


Gjate zhvillimit te forumit ekonomik te Vjenes, i cili i kushtoi te henen nje konference te veçante Shqiperise, kryeminstri Edi Rama ftoi investitoret austriake te jene te pranishem ne Shqiperi me investimet e tyre, duke paraqitur mundesite dhe avantazhet e Shqiperise per te bere biznes.

Duke shprehur vetedijen per ndryshimin rrenjesor qe i nevojitet Shqiperise, kreu i qeverise tha se po punohet per te hedhur bazat e nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik, ne bashkepunim edhe me institucionet nderkombetare si FMN.

“Aktualisht jemi edhe ne bisedime me Banken Boterore, per dy kredi per politikat zhvillimore dhe per reformimin e sektorit energjitik. Me kete mbeshtetje, ne do te eliminojme ne nje kohe te shkurter borxhet e fshehura, te trasheguara dhe do te nisim gjithashtu reforma radikale ne sektoret kyç”, deklaroi Rama.

Duke theksuar rendesine qe kane per Shqiperine investimet e huaja, kreu i qeverise tha se se shpejti, me mbeshtetjen e Bankes Europiane, do te themelohet Keshilli i Investimeve, qe do sherbeje per bashkepunimin e investitoreve ne vendin tone dhe ne rajon.

Kryeministri shprehu angazhimin per te avancuar bashkepunimin ekonomik me Austrine dhe sipermarrjen austriake, u tha se investimet e huaja ne Shqiperi gjejne ate qe eshte domosdoshmeri per te miren e sipermarrjes se tij.

“Testoni vendosmerine tone dhe te vini dhe te beni biznes ne Shqiperi. Ne duhet te jemi realisht ne poziten per te bindur çdo sipermarres, qe ajo çfare ne kemi nevoje eshte jo vetem çka Shqiperia ka nevoje, por po ashtu eshte ajo çka çdo kompani qe do te vije te investoje ne Shqiperi ka si domosdoshmeri per te miren e sipermarrjes se vete”, theksoi Rama.

Ne Vjene, kryeministri Rama u takua edhe me kancelarin e Austrise, zotin Werner Faymann, i cili inkurajoi progresin e deritanishem dhe shprehu mbeshtetjen e metejshme per Shqiperine ne rrugen e saj te modernizimit dhe integrimit. Gjithashtu, kryeministri vizitoi edhe Dhomen Federale te Tregtise.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0