Rama, mbështetje me kredi për fermat e mëdhaja në bujqësi

Rama, mbështetje me kredi për fermat e mëdhaja në bujqësi


Kryeministri Edi Rama, nga një fermë në Laknas e ndërtuar nga ish-politikani Rexhep Uka, u shpjegoi sipërmarrësve nga fusha të ndryshme avantazhet e të investuarit në bujqësi, pas lehtësirave të krijuara nga qeveria në këtë sektor.

Në këtë bashkëbisedim ishin edhe biznesmenë, të cilët kanë nisur investimet e tyre të para për fermat në bujqësi.

“E vërteta është që nuk ka limit. Ne na duhet të krijojmë kushtet që financimi dhe kreditimi i bujqësisë të jetë pa limit. Por, sigurisht, për ta materializuar projektin tonë duheni ju. Ne mendojmë se ka ardhur koha që t’i vëmë në dispozicion sipërmarrjes një paketë, që e kemi quajtur Agro100. Njëri komponent është për fermën e madhe. Për çdo fermë në 100 hektarë ne do të bëjmë një mbështetje të drejtpërdrejtë me 1 milion dollarë në 5 vite për çdo sipërmarrës apo grup, që hyn në këtë proçes”, tha kryeministri Rama.

Rama u ndal edhe në kreditë e këqija.

“Kreditë e këqija shkuan deri në 25%, që përbënin kërcënim real. Ne kemi bërë përpjekje bashkë me Bankën e Shqipërisë dhe kemi sjellë një ulje të arsyeshme, edhe pse jo të konsiderueshme për sa i përket nivelit ku duhej të ishim, në rreth 20%. Fakt është që pjesë e kredive të këqija për bankat nuk figurojnë kreditë e dhëna për fshatin”, deklaroi kryeministri Rama.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj tha se viti 2016 do të shpallet viti i bujqësisë, dhe se për pastrimin e kanaleve të kullimit dhe drenazhimit do të vihen në dispozicion 35 milionë dollarë.

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë tha se, sipërmarrja shkon atje ku ndodh kthimi i investimit, por duhet hartim politikash dhe strategjish për të garantuar paratë e investuara.

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0