Rama: Brenda Majit hapje e plotë e Shqipërisë - Business Magazine Albania

Rama: Brenda Majit hapje e plotë e Shqipërisë

Rama

Një dritë jeshile vjen për ekonominë nga shifrat e tkurrura të infektimit me Covid dhe planet e  qeverisë. Kryeminsitri Edi Rama ka pohuar gjatë fjalës së tij në Kuvend se brenda këtij muaji vendi do të hapet tërësisht duke përfshirë edhe turizmin.

Ai tha në fjalën e tij në Kuvend se, “Brenda Majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Kufijtë e Shqipërisë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik”. Duke ironizuar me shembjen e teatrit, ai tha se, “Do të hapemi, por jo si tek teatri, ku papritur u turr si sheshi tek përsheshi”.

Lexo: Nga e hëna hapje më e madhe e aktiviteteve. Nuk ka transport publik dhe sport në ambientet e mbyllura

Në fakt kuptimi i masave shtrënguese ra që me tubimet para teatrit, ndërsa prej javësh janë shtuar kërkesat për hapje të plotë të aktiviteteve. Sipërmarrës dhe ekonomistë kanë kërkuar që të mos ketë shtrëngime, në mënyrë që aktiviteti të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij normale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0