Start-upi i hapësirës “Relativity Space” anuloi fluturimin e parë të raketës së printuar 3D të mërkurën (8 mars) pas problemeve të minutës së fundit dhe defekteve me temperaturën gjatë numërimit mbrapsht.
Ndërsa kompania u përpoq të rivendoste për një përpjekje të dytë lëshimi të mërkurën, ajo përfundimisht duhej të tërhiqej “për shkak të tejkalimit të kufijve të kritereve të lëshimit” për temperaturat e karburantit në fazën e dytë të raketës, shkruajtën zyrtarët në një përditësim në Twitter.
Raketa Terran 1, rreth 35 metra e gjatë, 85 për qind e së cilës ishte fabrikuar nga një printer 3D, ishte vendosur të ngrihej nga një bazë e Forcës Hapësinore të Shteteve të Bashkuara në Cape Canaavay.
Josh Brost, nënkryetari i lartë i të ardhurave të Relativity Space e quajti Terran 1 “deri tani strukturën më të madhe të shtypur 3D ndonjëherë”.
Lexo edhe: Suedia hap portin hapësinor orbital, ‘porta e re e Evropës në hapësirë’
Raketa me nofkën GLHF për “Good Luck, Have Fun” (Fat të mirë, argëtohuni) -nuk do të mbajë një ngarkesë tregtare, pasi është një fluturim inagurues.
Siç bëhet e ditur, kanë kaluar shtatë vjet që kompania të arrijë në këtë nisje, dhe suksesi nuk është i garantuar.
Procesi i “printimit 3D”, është i përdorur gjerësisht në industri të ndryshme./ Space
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto