Raiffeisen Bank vijon avancimin në transformimin e pagesave dhe përqafimin e risive digjitale, duke
sjellë për herë të parë në tregun shqiptar një produkt të ri digjital, RaiPos. RaiPos është një aplikacion i sigurt dhe efikas i pagesave, pa kontakt fizik, ndryshe nga metodat tradicionale të pagesave, mjafton që aplikacioni të instalohet në smartphone dhe celulari i tregtarit shndërrohet në një terminal POS digjital.
Fale këtij shërbimi pagesat mund të kryhen me lehtësi dhe shpejtësi, duke përfshirë kartat Visa dhe
Mastercard, si dhe portofolet digjitale.
Pikat kyçe të RaiPos:
Siguri dhe efikasitet: RaiPos siguron pagesa të sigurta dhe efikase nga celulari duke kthyer smartphone në POS/terminal digjital
Inovacion dhe digjitalizim: Ky produkt inovativ përmirëson përvojën e pagesave nëpërmjet teknologjisë së fundit
Komoditet dhe lehtësi: RaiPos ofron një përvojë të re dhe të lehtë për bizneset mikro dhe ndërmarrjet e vogla (SE)
Ky hap përpara është një shembull konkret i përkushtimit të bankës në digjitalizimin e shërbimeve bankare me qëllim përmirësimin e përvojës së klientëve.
Për të përdorur RaiPos, klientët duhet të kenë një pajisje celular me sistem operativ Android që mbështet teknologjinë NFC, dhe pastaj mund të përfitojnë nga avantazhet e këtij shërbimi të sigurt dhe efikas për pagesat. Me një instalim të thjeshtë dhe një kohë shumë të shkurtër nga aplikimi deri te aktivizimi i shërbimit, RaiPos është zgjidhja e duhur për të pranuar pagesat contactless.
“Me lançimin e RaiPos, ne po shënojmë një moment të rëndësishëm në rrugën tonë drejt digjitalizimit të pagesave në Shqipëri. Ky produkt është shembulli i përkushtimit tonë për inovacionin dhe për të përmirësuar përvojën e klientëve tanë. RaiPos ofron një mënyrë të re dhe të sigurt për pagesat, duke sjellë komodit-et dhe efikasitet për tregtarët dhe klientët e bankës. Ne jemi të lumtur që po kontribuojmë në rrugën drejt një të ardhmeje më moderne dhe të përmirësuar për pagesat në Shqipëri, dhe kjo është një hap i rëndësishëm në këtë udhëtim”-u shpreh Gentiana Gjino, drejtore e departamentit të bankingut ditor dhe kartave.
Kjo risi dëshmon përkushtimin e Bankës Raiffeisen për të ndihmuar në digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe zgjerimin e rrjetit të tregtarëve që mundësojnë pagesa të tilla.
Integrimi i RaiPos është një shembull i qëndrueshmërisë dhe vizionit strategjike të bankës në transformimin digjital, duke ofruar një mundësi të re dhe të rëndësishme për tregun shqiptar. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më moderne dhe të përmirësuar për pagesat në Shqipëri.
Për më shumë informacion dhe udhëzime se si ta përdorni RaiPos, vizitoni faqen zyrtare të Raiffeisen Bank.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.