Marrëveshja BERZH-Raiffeisen Bank Albania deri në €12 milionë për huadhënie për bizneset lokale në Shqipëri - Business Magazine Albania

Marrëveshja BERZH-Raiffeisen Bank Albania deri në €12 milionë për huadhënie për bizneset lokale në Shqipëri

BERZH nënshkruan një lehtësi për ndarjen e riskut deri në 12 milionë me Raiffeisen Bank Albania

Dhjetë për qind stimuj investimi drejtuar nën-huamarrësve në sektorët e agrobiznesit dhe turizmit

Marrëveshja e krijuar fillimisht për agrobiznesin, është zgjeruar në sektorin e turizmit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po rrit mbështetjen e saj për kompanitë në sektorët e agrobiznesit dhe turizmit në partneritet me Raiffeisen Bank Albania, Qeverinë e Shqipërisë dhe Bashkimin Evropian (BE). Banka siguron deri në €12 milionë për ndarjen e riskut nën Albania Agribusiness and Tourism Support Facility (AATSF).

AATSF është një instrument unik i krijuar për Shqipërinë për të mbështetur dy sektorë vitalë, por të nënfinancuar të ekonomisë së vendit. Synon të përmirësojë aksesin në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe korporatat, në bashkëpunim me bankat tregtare në Shqipëri. AATSF përfshin gjithashtu një nxitje investimi prej dhjetë për qind të drejtuar për nën-huamarrësit në sektorët e agrobiznesit dhe turizmit, të financuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe BE, përkatësisht. Qeveria e Shqipërisë do ta mbështesë kredinë me një Mbulim të Riskut të Humbjes së Parë (FLRC).

Kjo lehtësi është një përshtatje e marrëveshjes së vendosur më parë me Raiffeisen Bank Albania për sektorin e agrobiznesit, në kuadër të ish- Albania Agribusiness Support Facility (AASF), i cili u nënshkrua në vitin 2019 për një portofol deri në €35 milionë. Një transh prej €12 milionë është angazhuar nën këtë portofol. Gjithashtu, marrëveshja është zgjeruar për të shtrirë mbështetjen në sektorin e turizmit, një tjetër burim i rëndësishëm të ardhurash për vendin.

Ekaterina Solovova, Kryetarja e BERZH për Shqipërinë, tha: “Ne jemi krenarë të ndërtojmë më tej mbi partneritetin tonë të suksesshëm me Raiffeisen Bank Albania, duke u zgjeruar në një sektor kaq të rëndësishëm si turizmi. Ne besojmë në potencialin që ai përfaqëson për ekonominë shqiptare, siç u dëshmua së fundmi me një nga sezonet turistike më të suksesshme për vendin. Me mbështetjen e duhur, siç janë produktet financiare të përshtatura, si AATSF, sektori mund të lulëzojë më tej.”

Elona Mullahi (Koçi), Anëtare e Bordit të Korporatave të Raiffeisen Bank Albania, shtoi: “Ne jemi të lumtur të zgjerojmë partneritetin tonë me BERZH-in dhe, nëpërmjet kësaj strukture, të riafirmojmë qasjen tonë të përqëndruar te klienti. Jemi veçanërisht të kënaqur për zgjerimin e kësaj mbështetjeje në sektorin e turizmit i cili është vazhdimisht në zhvillim, duke njohur rolin e tij të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë. Raiffeisen Bank Shqipëri është e angazhuar për fuqizimin e bizneseve vendase, që operojnë në sektorë që kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike. Partneriteti ynë me BERZH tregon përkushtimin tonë ndaj këtyre sektorëve jetikë dhe ndaj klientëve tanë.”

Bashkë me aksesin në financa, nën-huamarrësit në kuadër të këtij instrumenti do të marrin shërbime këshillimore mbi biznesin dhe know-how nga programi i Bankës, Advice for Small Businesses.

Që nga viti 2016, kur AASF u prezantua, janë dhënë më shumë se €110 milionë kredi, duke përfituar më shumë se 6200 SME vendase të agrobiznesit. Kohët e fundit, faciliteti u zgjerua për të përfshirë SME-të turistike.

BERZH është një investitor institucional lider në Shqipëri dhe ka qenë aktive në vend që nga viti 1991. Deri më sot, Banka ka investuar €2 miliardë në mbi 140 projekte në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0